Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës(djale apo vajze)

ida angel

:)
V.I.P
Mos u befasoni nëse dikush që e shihni për herë të parë në jetë ofrohet për të qëlluar se cilës gjini i takon foshnja të cilën e keni në bark.

Shiko fotografinë 1786205

Me qindra vite, shtatzënat u kanë besuar metodave të ndryshme të plakave për zbulimin e gjinisë së foshnjës, ndërsa ka ndodhur që nganjëherë ta kenë qëlluar e nganjëherë jo.

Ndërkaq, edhe pse fjalët e gjysheve nuk janë edhe aq të sakta, megjithatë janë më interesante se amniocenteza dhe ultrazëri. Më poshtë do të paraqesim disa nga “diagnostikimet” më të vjetra për gjininë e foshnjës, ndërsa ju mund të argëtoheni duke i bërë këto teste.

ثshtë vajzë nëse:

Keni mundime në mëngjes në fillim të shtatzënisë

• Rrahjet e zemrës së foshnjës janë së paku 140 herë në minutë

• Ndjeni rëndesë në ije dhe në prapanicë

• Gjiri i majtë është më i madh se i djathti

• Flokët tuaja marrin shndritje në të kuqe

• Barku është në formë të shalqirit

• Ju hahen ëmbëlsira

• Ju pihet lëng portokalli

• Shpesh jeni idhnake

• Ju dalin puçrra

• Nuk ju hahen cungat

• Gjinjtë fillojë t’u rriten që në fillim të shtatzënisë

• Ktheheni në jug kur flini

• Nëse shuma e viteve tuaja në momentin kur keni ngelur shtatzënë dhe numri rendor i muajit kur keni mbetur shtatzënë, japin numër tek

ثshtë djalë nëse:

Nuk keni mundim në mëngjes në fillim të shtatzënisë

• Rrahjet e zemrës së foshnjës suaj janë më pak se 140 herë në minutë

• Ndjeni rëndesë në pjesën e përparme të barkut

• Barku juaj duket si top basketbolli

• Aureolat e gjinjve tuaj janë dukshëm të errëta

• Ju hahet njelmët dhe thartë

• Ju hahet mish dhe djathë

• Qimet në këmbë ju rriten shpejtë

• Duart i keni të thata

• Ktheheni kah veriu kur flini

• Babai i ardhshëm trashet

• Jeni zbukuruar

• Urina është me ngjyrë të verdhë të ndritshme

• Hunda u zgjerohet

• Nëse unaza e varur në një pe fillon të rrotullohet mbi bark

• Keni kokëdhimbje

• Nëse shuma e viteve tuaja në momentin kur keni ngelur shtatzënë dhe numri rendor i muajit kur keni mbetur shtatzënë, japin numër çift
./Telegrafi/
 
Titulli: Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës(djale apo vajze)

Si flashback me duket kjo tema :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top