Maturantet me mesatare mbi 8, ku mund te fitojne

*deliza*

VIP
V.I.P
Maturantet me mesatare mbi 8, ku mund te fitojne

Maturantet me mesataren mbi 8, do te kene me shume shanse per te vijuar shkollen e larte ne 10 deget me te kerkuara ne vend. Sipas statistikave zyrtare nga Agjencia e Kombetare e Pranimeve ne Universitete (APRIAL), deget: Stomatologji; Farmaci; Mjekesi e Pergjithshme; Inxhinieri Ndertimi; Informatike Ekonomike; Drejtesi; Finance; Shkenca Politike; Inxhinieri Elektronike dhe Psikologji, jane fituar nga maturante qe noten mesatare per kater vitet e gjimnazit, e kane pasur me te larte se 8. Madje jo vetem kaq, por ne secilen prej 10 degeve te mesiperme te fakulteteve, ne baze te kuotave te akorduara nga qeveria, nuk eshte shpallur fitues asnje maturante poshte notes 8. Duke qene se kerkesat e te rinjve per te vijuar studimet ne keto dege, cdo vit kane qene teper te larta, ndersa kuotat e pranimit te kufizuara, aty kane mundur te ulen ne auditore studente te pergatitur. Megjithese mesatarja do te zere vetem 20 per qind te pikeve te pergjithshme ne provimet e Matures, ajo eshte nje percaktuese me "peshe", ne rezultatet e provimeve. Ndonese nga praktikat e viteve te kaluara kemi pasur rastin te shohim maturante qe edhe pse kane pasur nje note te mire mesatare nuk jane shpallur fitues ne deget e preferuara, me se shumti bie ne sy se nxenesit me mesatare te larte, kane pushtuar deget me te mira te universiteteve. Burime nga kjo Ministri, bejne te ditur se "pesha" e mesatares ne provimet e Matures Shteterore nuk ka ndryshuar, ajo do te zere 20 per qind te rezultatit te pergjithshem te maturanteve, ashtu si edhe ne 3 vitet e fundit.





DEGA KUOTA MES

Stomatologji 80 9.1

Farmaci 100 9.08

Mjekesi e Pergjithshme. 300 8.95

Inxhinieri Ndertimi. 150 8.86

Informatike Ekonomike. 100 8.75

Drejtesi 400 8.6

Finance 460 8.57

Shkenca Politike 100 8.5

Inxhinieri Elektronike. 150 8.48

Psikologji 100 8.26


Kohajone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top