Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
Kjo ide me lindi nga ky tregim qe lexova pak me pare...

Kane qene nje burre dhe nje grua te cilet kane kaluar shume mire se bashku gjate bashkejetesës së tyre. Nje dite burri semuret ashtu që bie në prag të vdekjes, por para se të vdes Burri i thotë Gruas së tij: Une po iki nga kjo dynja, po para se te ik dua të di se çfarë ka në atë arkë që ti e ke fshehur me vite.
Gruaja i thotë: Merre dhe Shikoje.
E merr burri arkën, dhe në të gjen një kukull dhe 2000$.
Burri i thotë: اfarë është puna tyre ?
Gruaja i thotë: Nëna më ka mesuar qe sahere qe burri yt te hidhëron, ti buzëqesh dhe shko qëndise një kukull.
Burri i gëzuar i thotë: S'mund të besoj që vetëm njëhere të paskam hidhëruar në jetë dhe fillon të qaj nga emocionet që po i përjetonte, dhe më pas pyeti gruan: Po puna e atyre parave ç'farë është ?
Gruaja iu përgjigjet duke thënë: Ato janë para që i kam fituar nga shitja e kukullave.

Pra ju si e tejkaloni hidherimin me burrin/gruan, apo e shprehni ate duke u share...?
 
Titulli: Kur berri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Nuk e paska hidheruar vetem 1 here lol
 
Titulli: Kur berri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Kurr hidheroem une ha ndo1 dhurate 100-200 euroshe turrive :)
 
Titulli: Kur berri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Po me hidroj gruaja nje god uje me sheqer per tu mebelsuar :p :p
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Duke komunikuar duke folur me te per ate qe shkakton kete hidherim dhe ne fund pak perkedhelje dhe nje gjume te embel
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Mbaj turit var si kalamo (kur eshte budallik.. kaprico me teper )
Nese eshte dicka e rendesishme bohem e ftoht dhe flas pak... pres tme ikin nervat dhe pastaj mund te flas lirshem se cfare mendoj
 
Pe: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

I them gruas-Po shkoj ta tres hidherimin ne krahet e dashnores :funny:
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

I them kur te qetesohesh ej te marr ne krahet e mija , se te dua .......................
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Per tradhti mos flasim se nuk i dihet....ska ndodhur keshtu qe se di ca bishe apo zog pule behem :p

Por un nuk hidherohem (kur zihemi ose sjemi dakort per dicka psh) ( urrej zemerimin, hatermbetjen ne pergjithsi se sjam inatcore vet un prandaj..se di ceshte meria)....un e shaj me then te drejten ahaha... ose perplas deren e dhomes e dal...ndersa ai bertet, i bashkohen sy e vetulla bashke (nga nervat ose inati ) e shtrihet me kthen kurrizin :D

Po skemi hidherime...jemi si kashta, marrim flake e digjemi shpejt.
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Une nuk i largohem po nuk u zura dhemb per dhemb..kur me bie inati,kthehem prap duke i harruar te gjitha ato qe thashe :)
jam pak impulsiv,por ne bonsens
:p
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

une?? ne pergjithsi uleras, kur e shoh qe nuk funksjonon shkoj ne dhome dhe qaj, :p, kur e shoh qe prap nuk funksjonoj shkoj laj enet dhe i perplas sa te mundem, nqs prap nuk funksjonon i gjuaj me jastik, hahahahaha

p.s eti princesha pse stregon per veten?? apo vec pyet ?? :p:p:p
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

un vec di qe do qaja shume do bertisja icik ..... se di ca do beja tjeter mbase do merja sopaten do i prisja ndonje gje lol ...
 
Pe: Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

un vec di qe do qaja shume do bertisja icik ..... se di ca do beja tjeter mbase do merja sopaten do i prisja ndonje gje lol ...

Me siguri qe do i prisje.....................gjuhen :lol:
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

mire qe sjam martuar se qenka me te qara dhe me te bertitura lol
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

mire qe sjam martuar se qenka me te qara dhe me te bertitura lol

hahahaha....sensuu ka edhe te mirat e veta kjo gje.... ke dike qe i shfryn stresin e dites ahahaha....
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Gruaja i thotë: Nëna më ka mesuar qe sahere qe burri yt te hidhëron, ti buzëqesh dhe shko qëndise një kukull.
...?

Ju ka thene plakushi se degjoni te vjetrit se flasin nga pervoja :gjyshja:

Tani kjo puna e qendismes dhe kukulles them se eshte ndonje metafore e thelle ::cool::sa per kukullen e mora vesh ;) ama vras mendjen per qendismat qe ka perdore :mendim:
Elvinaz vejushka m'ka pas thane se kur i hidherohej burri ajo hiqte rrobat dhe i dilte para :paqe:

:zenke:ne kur zihemi them te drejten akoma kemi se me cka pajtohemi :eek:le:dhe them qa do kishim ba mos me pas me cka mu pajtu :fiu:
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

une?? ne pergjithsi uleras, kur e shoh qe nuk funksjonon shkoj ne dhome dhe qaj, :p, kur e shoh qe prap nuk funksjonoj shkoj laj enet dhe i perplas sa te mundem, nqs prap nuk funksjonon i gjuaj me jastik, hahahahaha

p.s eti princesha pse stregon per veten?? apo vec pyet ?? :p:p:p
gati shumica e femrave veprojn njejt, une shpejt hidherohem por edhe aq shpejt pajtohem...zakonisht me shume hidherohem se skam me ke te zihem, kur debatojm,ose shajemi me sakt,mduket sikur shahem me veten,burri vetem me degjon, dhe kulmi eshte kur thot, perher keshtu ben ti, shpejt dot kaloj,ather une tym nxjerr,mirpo me paska mesuar mire, vertet shpejt me kalon...mirepo kur jam ke tymi bertas dhe thyej gjera qe bbejn zhurm, ah nje vazo ende me dhimset, qe ma dhuroj nje shoqe per martes, nje mobil nokia, pjes nuk i mbeti ne vend, eh sa gjera tjera...cuditem dera si qendron ende ne vend,hahaha... tash jam me femije, bej me shume kujdes, mos me shohin kur hidherohem,se djali pa mbbush dy vjet,por kur me sheh me nerva se shahem me burrin na merr te dyve dhe na perqafon dhe vetem buzqesh duke thene mami,babi...prandaj jam urtuar pak...!!!!!
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Mua mamaja ime me ka mesuar e me ka then gjithmon se midis burrit dhe gruas nuk duhet te ket hidherime, qejfmbetje apo xhelozira te kota. Por raporti i komunikimit duhet te jet i hapur madje me mire te ket ngritje zeri...

Metafora e kukulles dhe hidherimet qe ai tregim sjell pastaj kan te bejn me mungesen e respektit ndaj gruas. Ketu pastaj eshte tjeter diskutim. Ne momentin qe mungon kjo gje ska ca te ngresh me zerin sepse ka te bej me dinjitetin e personalitetin dhe jo vetem psh me nje thyerje gote rakie te preferuar te burrit tend :luft:

Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Kur nje cift ka mirkuptim,edhe hidhrimet mes tyre jan leht te kalohen,ashtu siq nisin per gjera pa rendesi , ashtu kalon ai moment spontanisht..
Personalisht,shpesh me ndodh te me kap e qeshura mes nervozizmit,e lumit te fjalve e zenkes qe kam nis,sepse fillon me ironi te embel komike duke me imituar,,,ahhahahahahaha,se sa te drejt e mencur po flas,e ton zeri te saket,shikim manovrim situate me shume kopetenc.. hahahahahahaha..:p etj etj,,e keshtu une kaq dua..e filloj qesh me ato qe sapo thash..:)
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Burre e Grua esht mish e thonje te pandare per tere jeten .Sigurisht luan rol edhe dashuria nese ka ? Te mbetet hatri per dicka , por te flasesh e ta s`qarosh e do iki inati. POR ju graria e mbani inatin me gjate. Mbi te gjitha dashuria te mbetet e pa tundur .
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Eshte me mire te nxjerresh ca ke brenda..... madje kur ska grindje ne cift aty ka dicka qe s'shkon.

Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Na trego diçka pra bella,
Nga pervoja jote.
Pastaj postojm te thashethemet..lol
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Na trego diçka pra bella,
Nga pervoja jote.
Pastaj postojm te thashethemet..lol

hahaha po ja po shohim Dancing with the stars...

Burri: sa seksi kercen kjo Flaga...po ti pse smeson te kercesh keshtu..
un: mua tme.... ti dhe Flaka bashke....

jemi ne divane te ndryshme ku krahet bashkohen...ai qe zgjat doren e thote: pa dale ku e ke ahhaha...un po ik se po flas me shoqet e forumit shiko Flaken ti...e qeshim :p
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Edhe une, ne keso raste, bertas ne kupe te qielli, por, pasi qe gruja del nga shtepia :d
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Sipas gjendjes po te jem tej mase i ngarkuar i hypi makines e dal te relaxohem ne ndonje kafene, nqs jam jo i tejmbushur nga puna thjesht ne shpi shoh punen time.
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Eshte me mire te nxjerresh ca ke brenda..... madje kur ska grindje ne cift aty ka dicka qe s'shkon.

Me kujtove dicka qe e lexova.... kur gruaja ose burri nuk xhelozon ose nuk hidherohet,dije se ke mbaruar per te.... prandaj nga pak grindje na bejn mire
 
Titulli: Kur burri/gruaja te hidheron ju cfare beni?

Unë mendoj se është me rendësi që burri të thotë fjalet e fundit, sepse kjo deshmon burrerinë dhe forcen e tij mendoj :kapele:

" në rregull", "si të thuash" , " ke të drejtë" , "keshtu do ia bejmë" , janë fjalet e zakonshme që ai thotë , janë :kapele:
 
Hmmmm pse duhet te thot ai fjalen e fundit vetem qe te tregoj qe ka testosteron e dicka tjeter? Keshtu matet forca ne cift?
Ca jane keto budalleqe???
Po qe per fjale te fundit e kokefortsi se kush do e thot, asnjehere sdo eci nje cift.

E kot thot ai fjalen e fundit, nqs nuk ka nje llogjik te shendosh qe tja mbeshtesi ate qe thot, sepse nuk ecen me "mjafton se ethash une, e ashtu do behet se une kam fjalen e fundit".
 
Ahahaah, ishte ironi ajo që shkrova më lartë, mendoj po të shikosh më mirë fjalet e fundit të burrit janë në rregull, si të thuash , ke të drejtë , keshtu do ia bejmë :p

Për të postuar diçka serioze tani, unë mendoj se duhet të ketë mirëkuptim që pas grindjës të jenë njerezit perseri bashkë, pa grindje , bertima duke u perqafuar . Për të aritur deri te kjo pikë mendoj se fillimisht secili duhet të thotë ato që mendon , të flas e bertas sa të dojë, dhe në fund të gjejnë piken e tyre të perbashket, secili çift ka të tilla probleme të vogla, por pa i thenë ato që i ndjen as që vie parasysh pajtimi.

Respekte e paqe :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top