Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendim

legjenda

Tetova
Nesër në ora 11:30 në Paris,ku po i zhvillon punimet Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s,pritet të votohet për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Dita e hënë është vendimtare për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s këtë pikë e ka në rend dite nesër në orën 11 e 30.

UNESCO ka 195 anëtarë,për ta siguruar anëtarësimin ne këtë organizatë Kosova duhet të sigurojë 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në sallë. Serbia tashmë është duke zhvilluar një fushatë të ashpër kundër Kosovës kryesisht duke përdorur argumente nga trazirat e vitit 2004 kur në ato që njihen si trazira të marsit, ishin shkatërruar një numër i kishave në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa pala kosovare po synon të bindë shtetet se Kosova meriton të anëtarësohet në këtë organizatë duke dhënë garanci për mbrojtjen e manastireve të Kishës Ortodokse serbe. Shtetet që kanë ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare po ashtu janë të rreshtuara ne lobimin për Kosovën.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e takimit të dhjetë plenar të Konferencës së Përgjithshme ku anëtarësimi i Kosovës është pike më vete

.zeri.info
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Legjo hapi temat neper nenforume adekuate se ma bone mushknin e bardhe te zeze.
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Nuk pranohet kërkesa e Serbisë për shtyrje të votimit

Serbia nuk ka arritur t’i bind shtetet që ta shtyjnë votimin.
U fitua një betejë procedurale për Kosovēn në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje. HTH

---

Kjo eshte mire, por akoma nuk u kry puna.

:stres:
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Kane votur per shtyerje te votimit 58 (e hoqa Bahaman sepse votoi gabim per shtyrje)
Per te votuar ishin 90 vende (shtova Bahaman sepse votoi gabim per shtyrje)
Abstenuan: 31
Nuk ishin prezent fare ne salle: 16

Pra kur te votohet per pranim na duhen 2/3 e atyre qe votojne (Pa ata qe nuk jane dhe qe abstenojne). Ne kete rast na duhen 2/3 e 148 votuesve (per apo kunder), bazuar ne kete votimin per propozimin e Serbise per shtyerje.

Ose 148 vende votuan (kunder 58 dhe per 90, ose 148 gjithsejt).

Tani nese nisemi nga kjo logjike neve na duhen 98 vota qe te arrijme 2/3.

Shpresoj qe kjo te arrihet.
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Ja informatat zyrtare:

UNESCO i thotë Jo Serbisë për shtyrjen e votimit
Publikuar: 11:06 / 9.11.2015

tha-ccedil-i-n-euml-selin-euml-n-euml-unesco-s-diskutimi-p-euml-r-kosov-euml-n-n-euml-11-30_hd.jpg

Tentativa e Serbisë që votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO nga Asambleja e Përgjithshme të shtyhet ka dështuar. UNESCO vendosi të votojë pro ose kundër anëtarësimit të Kosovës.

Kështu nga 170 shtete, 59 kanë votuar pro kërkesës së Serbisë, 89 shtete kundër dhe 22 kanë abstenuar.

Fuqitë e Mëdha në mbështetje të Kosovës (LIVE)

E plotësuar: Fuqitë e mëdha po e mbështesin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO edhe gjate debatit të ashpër që po zhvillohet në mbledhjen e UNESCO-s.

SHBA, Britania, Gjermania, Franca, Italia dhe Austria në fjalimet e tyre u shprehen kundër shtyrjes se votimit dhe pro anëtarësimit te Kosovës në UNESCO.

Britania e Madhe: Anëtarësimi në UNESCO dhe dialogu, çështje të ndara (LIVE)

E plotësuar: Tashmë ka filluar mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, ku pritet të diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë agjenci.

Momentalisht po debatohet nëse duhet të diskutohet për pranimin ose jo të Kosovës në UNESCO, apo nëse duhet të shkohet direkt në votim. Përkrahësit e Kosovës po deklarojnë se kjo çështje nuk ka nevojë për debat, por duhet të shkohet direkt në votim.

Përfaqësuesit e shtetit serb po kërkojnë që diskutimi për Kosovën të shtyhet për sesionin e radhës, për siç theksojnë t’i jepet hapësirë dialogut.

serbii.jpg

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Britanisë së Madhe. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dhe dialogu i Kosovës dhe Serbisë në Bruksel janë dy çështje të ndara.

Thaçi në selinë në UNESCO-s, diskutimi për Kosovën në 11:30

Shtetet pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s momentalisht janë në pauzë, për të vazhduar mbledhjen në ora 11:30, kur pritet të fillojë dhe diskutimi për Kosovën.

Në selinë e UNESCO-s tashmë ndodhet edhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi.

Ditë më parë zëvendëskryeministri Thaçi tha se qëndrimet e Serbisë në raport me anëtarësimin e Kosovës janë edhe kundër Rezolutës 1244; edhe kundër marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve; edhe kundër frymës evropiane të asaj marrëveshje; edhe kundër fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve tona.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës së bashku me partnerët e saj ka lobuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në organizatën e Kombeve të Bashkuara UNESCO në muajin korrik të këtij viti.

“Sapo aplikuam për anëtarësi në UNESCO, agjencionin e OKB për arsim, shkencë dhe kulturë”, kishte thënë Thaçi.

“Ky veprim vjen pas një konsultimi me partnerë dhe pas 130 takimeve me delegacione të UNESCO-s që kemi zhvilluar vetëm këtë vit”, ishte shprehur Thaçi në korrik.

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945.

Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë, duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtare përmes arsimit, shkencës, dhe kulturës. /Telegrafi/
 
Attachments

  • serbii.jpg
    serbii.jpg
    136 KB · Shikime: 0
  • serbii.jpg
    serbii.jpg
    136 KB · Shikime: 0
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

#KosovoinUNESCO: Humbëm
Publikuar: 13:33 / 9.11.2015

kosovoinunesco-humb-euml-m_2_hd.jpg

Fushata e ashpër e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO pati sukses. Përkundër mbështetjes së Kosovës nga fuqitë e mëdha, Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s votoi të hënën kundër pranimit të Kosovës në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara, për arsim, kulturë dhe shkencë.

Kosova siguroi 92 vota për, ndërkaq për anëtarësim të nevojshme ishin 95.

Beogradi zyrtar pati paralajmëruar se do të bëjë gjithçka që është e mundur që kjo çështje të dështoi.

Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, ka deklaruar se janë objektiv dhe shumë të dyshimtë sa i përket komentit pozitiv të Konferencës së Përgjithshme mbi kërkesën për pranimin e Kosovës.

“Duke pasur parasysh faktin se sistemi i votimit në UNESCO, shtetet jo-anëtare të OKB-së duhet të sigurojnë dy të tretat e votave të atyre që janë për pranim, kurse ata abstenojnë votat e tyre nuk merren parasysh, dhe sipas gjitha gjasave dallimi në vota ‘për’ dhe ‘kundër’ do të jetë shumë i ngushtë”, ka deklaruar ambasadori serb Tanaskoviq. /Telegrafi/
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Na munguan votat e vellezerve arab. Ata dalshin fare rrace qensh.
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Si i behet tani? Ka ndonje shans te dyte Kosova per tu antarsuar ne UNESCO?

Dhe cilat vende abstenuan?
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Shansa e ardheshme eshte ne vitin 2017.
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Dmth ky eshte nje shans i madh i humbur per ne. Me pranimin ne UNESCO do fillonin ta njihnin dhe me shume vende pavarsine e Kosoves deri sa te mbushte numrin e mjaftueshem per tu pranuar ne OKB. Ndersa me kte JO-ne e sotme Kosoves do i duhet nje lobim akoma me i forte sec e ka pasur deri tani. Ndoshta Bexheti duhet te hapi thesin per ca vende ne afrike sepse vetem atje mund ta blesh njohjen e Kosoves.

Ps. Kto vendet magjypo arabe per mua jane nje zhgenjim total.
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Per 3 vota!

Nejse, s'ben te demoralizohemi. E humbem betejen por jo edhe luften.

Shkijet ketu do na kene me shekuj. Ju kthehet edhe kjo.. bumerang.
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

suksese ne beteja te tjera tashi
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Eshte fatkeqesi kur per ato tri vota te munguara ishin 9 shtete islamike shumica e te cilave (sidomos Arabia Saudite) na kane pranuar si shtet.
Per mua kjo i bie qe keto shtete duke percjellur politiken qe zhvillohet ne Kosove jane zhgenjyer qe na kane pranuar.
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Une mendoj qe Kosova duke u nisur nga marreveshjet permes bashkesise nderkombetare, ne Bruksel, ku nje nga ato marreveshje thote qe Serbia nuk guxon ta pengoj Ksoven ne anetaresimin ne organizmat nderkombetare, Kosova tani si kunderpergjigje duhet te kerkoj moratoriumin e te gjitha marerveshjeve te nenshkruara deri me tani, sepse Serbia nuk po e zbaton asnje nga marreveshjet e nenshkruara.
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

kosova per tre vota nuk ariti anetaresim
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

92 vota për, 50 kundër, 22 abstenime. Këto janë shtetet të cilat votuan pro dhe kundër Kosovës. Kosova nuk arriti të anëtarësohet në UNESCO për 3 vota pasi nevojiteshin 95 që të arrihet kuota prej 2/3-ve

Votat Për: Afganistani, Shqipëria, Andorra, Australia, Austria, Bahamet, Bahreni, Belgjika, Belize, Benini, Brunei,Bullgaria, Burgina Faso, Kanada, Chadi, Ishujt Cook, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Republika اeke,Danimarka, Xhibuti, Republika Dominikane, El Salvador, Estonia, Fixhi, Finlanda, Franca, Gaboni, Gambia, Gjermania, Gana, Grenada, Guinea Conakry, Guyana, Haiti, Honduras, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Jordania, Kuvajti, Latvia, Lesoto, Liberia, Libia, Lituania, Luksemburgu, Maqedonia, Malaui, Malajzia, Malta, Monako, Mali i zi, Nauru, Holanda, Zelanda e re, Nigeri, Norvegjia, Omani, Pakistani, Palau, Panamaja, Papua New Guinea, Portugalia, Katari, Ruanda, Saint Kitts and Nevis, Shen Lucia, Samoa, San Marino, Arabia Saudite, Senegal, Sierra Leone, Sllovenia, Ishujt Solomon, Somalia, Sudani, Suedia, Zvicra, Tanzania, Tailanda, Timor – Leste, Togo, Tonga, Turqia, Tuvalu, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbreteria e Bashkuar, Vanuatu, Jemeni.

Votat Kundër: Afrika e Jugut, Angola, Argjentina, Jemeni, Bjellorusia, Bolivia, Botsvana, Brazili, Kili, Kina, Qipro, Kongo, Kuba, Ekuadori, Eritrea, Spanja, Etiopia, Rusia, Guatemala, Gruzija, Guinea Ekuatoriale, India, Indonezia, Kazakistani, Kirgistani, Libani, Maroko, Mauritjus, Mozambik, Meksiko, Mijanmar, Namibija, Nikaragua, Uganda, Palestina, Paraguai, Filipinet, Siria, Moldavia, Republika Demokratike e Kongos, Republika Popullore e Laosit, Koreja e Veriut, Serbia, Sllovakia, Sudani Jugor , Shri Lanka, Surinami, Uruguai, Venezuela, Zimbave!

Abstenim: Algjeria, Azerbajxhani, Bangladeshi, Barbados, Bhutan, Bosnia e Hercegovina, Burundi,Capo Verde, Kamborxhia, Kameruni, Republika Qendrore Afrikane, Kolumbia, Egjipti, Greqia,Guinea Bissau, Irani, Iraku, Xhamaika, Japonia, Kenia, Madagaskari, Maldivet, Mali, Ishujt Marshall,Mauritania, Mongolia, Nepali, Nigeria, Peru, Polonia, Republika e Koresë, Rumania, Saint Vincent dhe Grenadinet,Seychelles, Singapori, Svazilandi, Taxhikistani, Trinidadi e Tobago, Tunizia, Turkmenistani, Ukraina, Vietnami,Zambia.
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Përkundër që në në fillim të mbledhjes në Paris për anëtarësim të Kosovës, në UNESCO, përfaqësuesi i Arabisë Saudite dhe Egjipti, Irani, Kuvajti, dhanë mbështetje se përkrahin Kosovën, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ato votuan kundër anëtarësimit të Kosovës, si duket shtetet arabe vazhdojnë të luajn me dy karta./Foltash.com
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas vendimit të UNESCO-s për mosanëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ka theksuar se “Serbia nuk është mundur”.
“Me rastin e refuzimit që i është bërë kërkesës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO, dëshirojmë që të gjithëve tu themi dy gjëra, e para: Serbia nuk është mposhtur dhe e dyta, kjo më nuk është lajm i madh. Serbia, ngadalë, por sigurtë po mëson që të paktën të mos humbë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se Serbia më nuk është vend që mund t’i imponohet vullneti i dikujt tjetër./rel
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO Besiana Kadare ka shfaqur zhgënjimin me votimin e sotëm në UNESCO.
“Rezultat zhgënjyes për kërkesën e Kosovës: 3 vota munguan për ta arritur shumicën e 2/3’ave që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO’s. Kosova në UNESCO pas dy vjetësh” ka shkruar Kadare.
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Arabia Saudite kundër Kosovës në UNESCO: Po shkatrrojnë trashëgiminë fetare serbe

arabia_zpscuxdnlty.png

Kryetari i Këshillit të Lartë për Turizëm dhe Kulturë i Arabisë Saudite, princi Sulltan bin Salman bin Abdulaziz el Saud, gjatë qëndrimin në Beograd, u ka premtuar zyrtarëve serbë se t’a përcjell te autoritetet saudite kërkesen e qeverisë serbe për ta kundërshtuar iniciativën e pranimit të Kosovës në UNESCO.
/shqiperi e bashkuar
 
Attachments

  • arabia_zpscuxdnlty.png
    arabia_zpscuxdnlty.png
    6.9 KB · Shikime: 0

Nuk duhet lyp faji as te Rusia as te Arabet po te diplomatet tone o njeri qe sjane as per me kon qyftegji e lere me me bo diplomaci...
Me pas pak burreri Behxhet Pacolli qe ka honger mut mas shumti megjithe Rexhep Brojen qe oshte ambasador ne arabi jepin doreheqje se u pa se veq jan tu marr roga badihava,,
 
Attachments

  • arabia_zpscuxdnlty.png
    arabia_zpscuxdnlty.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • arabia_zpscuxdnlty.png
    arabia_zpscuxdnlty.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Tek votimi me beri pershtypje kundershtimi i Palestines, kundrejt se ciles shqiptaret, por edhe shteti shqiptar kane mbajtur nje qendrim parimor edhe pse ne kundershtim me qendrimin e SHBA-ve.
S'kemi nevoje ne me u be si parimor kur qartazi keto vende s'kane interesa te tilla.

Me pak fjale nje deshtim i diplomacise shqiptare...!

Sikurse na "tradhetuan" edhe vellazerit tane muslymane te Arabise.

hajduti
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

pale_zpsowcln7a7.png

Një nga anëtaret e UNESCO's që e ka kundërshtuar pranimin e Kosovës në këtë organizatë është edhe Palestina. Zyrtarë palestinezë gjithnjë e kanë kundërshtuar njohjen e pavarësisë, ndërsa të hënën janë rreshtuar pro Serbisë edhe në UNESCO.

Ndër vendet tjera që kanë votuar kundër janë Brazili, Kina, Spanja, Rusia,India, Kazakistani, Bjellorusia, Koreja Veriore, Sllovakia, Uruguai, Venezuala, Bahreini dhe vendet më i madh në mysliman në botë Indonezia.
/ge
 
Attachments

  • pale_zpsowcln7a7.png
    pale_zpsowcln7a7.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • pale_zpsowcln7a7.png
    pale_zpsowcln7a7.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Komuniteti mysliman ne Kosove te shkoje te mbytet mbas kesaj.(jo kosovaret institucioni e kam fjalen)
 
edhe shtet muslimane kan voto kunder pranim te kosoves trup ju qoft
 
Attachments

  • pale_zpsowcln7a7.png
    pale_zpsowcln7a7.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • pale_zpsowcln7a7.png
    pale_zpsowcln7a7.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Sesionin e 9-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), që do të zhvillohet më 18-19 shkurt në Teheran.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka dhënë përgjigje negative ftesës për pjesëmarrje në këtë konference të dërguar nga homologu i tij iranian.

Kjo do të thotë se, Shqipëria nuk do të jetë e përfaqësuar politikisht në mbledhjen e vendeve anëtare të OBI-së.

Përgjigjja negative është justifikuar me “kufizimeve buxhetore gjatë këtij viti dhe për shkak të axhendës të ngjeshur politike”. Këtë fakt e bën të ditur Këshilltari për Politikën e Jashtme i Kryetarit të Kuvendit, Ralf Gjoni.

Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë pjesë në sesionin e 7-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në vitin 2012, të zhvilluar në Indonezi, ku madje është nderuar dhe me një çmim të veçantë. Shqipëria rezulton duke nisur nga viti 1992 si një nga vendet me të drejta të plota të Organizatës Islamike për Bashkëpunim.

Kontradikta

Më 23 tetor të vitit 1992, Shqipëria ka bërë një kërkesë ku kërkonte pjesëmarrje me të drejta të plota në Organizatës për Bashkëpunimin Islamik. Por parlamenti shqiptar nuk e ka ratifikuar ndonjëherë me votë pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë organizatë, duke e lënë situatën nga pikëpamja juridike të paqartë.
- shekulli
ps, nje pergjigje per mos votimin ndaj kosoves ne Unesco??
 
faleminderit shqiperia per kuntribut qe dhe kosove
 
ps. nje pergjigje per votimin kunder kosoves per ne unesco?
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Selimi: Arabët votuan pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ), Petrit Selimi, sqaroi se shtetet arabe në mënyrë konsensuale kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Ai tha se duhet ta bëjë të qartë për publikun se fjala arabe “nam” do të thotë ‘po', e dikujt mund të ketë tingëlluar si jo”.

“Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit Arab, e kanë përkrahur Kosovën gjatë votimit”, ka shtuar Selimi. /Telegrafi/

p.s.

What a shot by selimi :v
 
Titulli: Kosova ne unesco qfar sukses mundet te arihet ndermjet kesaj mendi

Komuniteti mysliman ne Kosove te shkoje te mbytet mbas kesaj.(jo kosovaret institucioni e kam fjalen)

E nderuar po keta tjerte qe nuk votoj Vatikani ku te shkojne a ta leshojme krejt hahhahaha
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top