Kaçani, doktoratat me pagesa të diferencuara

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Flet kreu i Konferencës së Rektorëve dhe drejtuesi i Universitetit Politeknik të Tiranës

Pagesat për doktoraturat duhet të jenë të diferencuara dhe me çmime të ndryshme në përputhje me fushën e studimeve. Kjo për arsyen se përveç pagesave të profesorëve dhe infrastrukturës ka nevojë edhe për bazë materiale dhe kushte të tjera laboratorike që lidhen drejtpërdrejt me kërkimet shkencore.

Ka qenë kjo logjika e përdorur nga kryetari i Konferencës së Rektorëve, Jorgaq Kaçani, lidhur me debatin më të fundit mbi përcaktimin e tarifave për doktoraturën në universitetet publike në vendin tonë.

"Ato duhet të jenë në varësi të degës, për të cilën kryhet ky shkollim i thelluar", ka theksuar dje rektori Kaçani. Ai ka sqaruar më tej se përgjysmimi i tarifës i propozuar nga Kryeministri Berisha, është brenda realitetit ekonomik shqiptar, por duhet të pasohet me një vendim, që i diferencon pagesat, varësisht nga fusha e doktoraturës. Kryetari i Konferencës së Rektorëve nuk harron të shpjegojë më tej se të ardhurat e siguruara nga tarifat e doktoraturës i përkasin universitetit, për t‘i investuar në infrastrukturë, libra dhe mjete laboratorike. Pra, për pasojë, këto të ardhura pritet që të ulen me vendimin e ri të qeverisë.

Dy ditë më parë, në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave Kryeministri Berisha, ndërsa pritej miratimi i një sërë doktoraturash ka vendosur përgjysmimin e tarifës për këtë program studimi të nivelit të tretë në universitetet publike. Nga 400 mijë lekë, kjo pagesë është reduktuar në 200 mijë lekë. Kreu i qeverisë e argumentoi këtë ndryshim me gjendjen ekonomike në të cilën gjenden doktorantët, si dhe për krijimin e mundësive që këto programe studimi t‘i frekuentojnë edhe ata që nuk hyjnë në shtresën e njerëzve të pasur. Ky vendim i Kryeministrit u kundërshtua publikisht gjatë mbledhjes nga ministri i Financave, Ridvan Bode.
*shqip*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top