Itali, studentët shqiptarë, lobing për në senat

Зngjεll

___________
Itali, studentët shqiptarë, lobing për në senat
Përgatiti: Blerta Mrishaj

Zgjedhje në universitet e Milanos në Itali, nën emrin “New Age” ose “Gjenerata e re” shqiptare. Studentja shqiptare: Kandidimi im, për të ndihmuar studentët e huaj

Grupi mban emrin “New Age”, i cili do të thotë “Gjenerata e re” shqiptare. Nën këtë emër është prezantuar edhe lista me studentët shqiptarë, me banim në Italinë fqinje. Studentët kanë kandidatë pretendentë në zgjedhjet universitare për në senat.

Senati

Ata konkurrojnë për të fituar poste në këshillat e Fakultetit të Jurisprudencës e Shkencave Politike në Milano. Madje, ajo shpreson për një post tillë, duke u bërë kështu përfaqësuese e studentëve të huaj në senatin e universitetit. Kjo është bindja e Rea Nepravishtës, 24 vjeçe nga Tirana, me studime në Itali prej vitit 2004. Aktualisht Rea po specializohet në kursin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Fakultetin e Milanos në Itali. Bashkë me Rean 24-vjeçare nga Tirana, kandidon për një post në senat edhe shoqja e saj, Blerina.

“Nuk di t’ju them me siguri se sa studentë shqiptarë vazhdojnë studimet në fakultetin ku jam edhe unë. Por shpresojmë që të marrim vota edhe nga studentë të tjerë të vendeve të huaja, të cilët gjenden në të njëjtat vështirësi si ne”, - shprehet Rea.

Ajo tashmë ka një program me të cilin shpreson të fitojë: kërkon të ndihmojë studentët e huaj, të cilët vijnë në universitetet italiane. Ajo do t’i ndihmojë këta studentë si duhet të aplikojnë për të fituar bursat dhe kolegjin, gjithashtu do t’i ndihmojë ata që të kalojnë vetminë dhe mallin e muajve të parë në një vend të huaj.

Më tej, një tjetër student, pjesë e këtij grupi, Lulzim Elezaj, nga miqtë e tij thërritet “Paul” thotë se “sigurisht, një ndër qëllimet kryesore tonat është të promovojmë kulturën e vendit tonë. Por mbi të gjitha të gjejmë njëri-tjetrin”. Ka lindur në Shkodër, aktualisht është 28 vjeç dhe jeton në Milano prej vitit 2000. Hobi i tij është interneti, në të cilin ka listën e stërgjatë të e-mail-eve, nga ana tjetër, Facebook-un. Djemtë dhe vajzat e “New Age” kanë hapur edhe sitin e tyre newagera.org, të cilin e frekuentojnë të gjithë studentët dhe të rinjtë shqiptarë. “Në ueb, - thotë Paul, - nga viti në vit shtohen regjistrimit e studentëve shqiptarë që studiojnë në Itali”.

Grupi

Në vitin 2003, në Bikoka lindi për herë të parë embrioni i grupit, studentët shqiptarë që vazhdonin studimet në këtë vend kapnin shifrën e 150 vetave. Ndërsa tani janë të paktën 500, një në 10, të ardhur në fillimet e viteve ’90 bashkë me familjen, pjesa tjetër kanë mbërritur këto pesë vitet e fundit falë bursave të studimeve që kanë arritur të fitojnë. “Të ardhurat e bursës nuk janë asnjëherë të mjaftueshme. Megjithëse unë jetoj në kolegj, më duhet edhe të punoj që të vazhdoj studimet”, - tregon Rea. Më tej ajo thotë se ka punuar si përkthyese e gjuhës angleze nëpër shkollat kulturore. Më parë, asaj i është dashur të punojë edhe si kameriere. Historia e Reas është e ngjashme me shumë histori të studentëve shqiptarë që vazhdojnë studimet në Itali. Me gjithë dëshirën e mirë për të studiuar, nuk kanë pasur mundësitë financiare dhe u është dashur të nisin një punë. “Për këtë, – shpjegon Paul, shumë prej nesh u duhen vite që të mbarojnë një shkollë”. Nga senati i universitetit lista me studentët shqiptarë është parë me shumë kuriozitet dhe me paksa hije dyshimi.

Disa studentë e përkthejnë krijimin e grupit “New Age” si organizimi i disatë me financim direkt nga partia e majtë e shtetit italian. Por Rea thotë se kjo nuk ka të bëjë fare dhe se politika nuk duhet të ndërhyjë me studentët, “pasi ne kërkojmë vetëm për të zgjidhur problemet tona si studentë”.

“Të gjithë, duam të kthehemi për pushimet verore, por bileta e avionit për në Tiranë kushton 200 euro”, - thotë Paul. “Një ndër pikat që na mban të gjithëve ne të bashkuar, përveçse të zgjidhim problemet tona, ne shqetësohemi edhe për të gjetur biletat e avionit për t’u kthyer në Shqipëri”. Grupin “New Age” e mbështet edhe Kledi Kadiu, 35-vjeçari i ardhur si klandestin me anije në brigjet e detit të qytetit të Barit në vitin 1991, dhe më pas ai është kthyer në ikonën e artit dhe baletit në vendin fqinj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top