Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Love

βeℓℓe â๓e
Fillimi i mijëvjecarit të tretë ende na detyron të nxjerrim mësime nga ndodhirat e pakëndshme që ne kemi kaluar. ثshtë shumë interesante të theksohet se derisa Rilindësit tanë mundoheshin me të madhe dhe me krejt qenien dhe dijen e tyre të na drejtojnë drejt zgjimit tanë dhe ky ishte aksioni më i madhi dhe më i gjeri politik dhe kulturor; në ditët e sodit na dalin “ Rilindësit “ e rinj të cilët mundohen të na kthejnë pas, aty ku ishim para 100 vjetësh.
Ne duhet ta dimë që me futjen e fesë dhe shamisë në shkollat tona e bëjmë jo vetëm përçarjen e kombit por edhe indoktrinimin e të rinjve me një të paardhme.

fahri-289x300.jpg

Fahri Xharra

Nuk guxojmë që me mënyrën tonë individualiste të jemi një xeherore e pafundme për të sjellë egoizëm: egoizëm fetar. “ Nuk jemi popull i vogël “, thotë Kadareja; jemi shumë të mëdhenj që të mbesim ata që jemi.
اfarë parafytyrimi kanë shqiptarët për vetveten?

Fytyrën e mirë ose të keqe për ne nuk mund ta bëjnë as zyrtarët tanë, por as pështjelluesit tonë, as nacionalizmi i tepruar por as mohuesit e tij, as diplomatët mendjelehtë e as gazetarët e opinionistët e porositur, të gjithë të etur për lavdi e para pa marrë parasysh mënyrën.

Kultura dhe mendimi i një populli qëndron në një lashtësi të shquar, por që përpiqet ta ngrejë lart gjithë kombin. Ne na duhet duhet që shkollat tona të jenë centropetale në edukimin tonë. اdo futje e fesë në shkolla i aktivon forcat centrifugale që na bëjnë të ikim nga ajo që jemi; e kjo e sjell vetëm një gjë: kthimin prapa.

Nëse, ne duhet të punojmë për të mirën e kombit, për pastrimin tonë shpirtëror duhet të punojmë që t’i bindim që të gjithë të rrokemi pas një gjëje konkrete, të prekshme dhe që na bën nder në mesin e kombeve të cilivizuara.
ا’më duhet mua që fëmijën tim ta kthej mbrapa në besimin se bota është e rrafshtë, në besimin e buallit që mban botën dhe çdo lëvizje e tij i krijon tërmetet, në besimin se shkolla e Darvinit mbi evolucionin ishte e gabuar?

“Memorandumi për Shqipërinë“, i shkruar nga princ Vidi nga mbarimi i vitit 1917, e i mbetur vetëm si dorëshkrim në Bibliotekën e Këlnit , paraqet më shumë se një rrëfim të një personaliteti të rëndësishëm, i cili në një kohë tepër kritike për fatet e Shqipërisë, do të pranojë të vihet në krye të saj me qëllimet më të sinqerta që t’i ndihmojë bërjen e saj shtet evropian. Kështu shkruan Jusuf Buxhovi në librin e tij : “Nga Shqipëria osmane te Shqipëria evropiane”.

Të bën përshtypje të madhe kur princ Vidi këtu kërkon përveç tjerash edhe bërjen e shkollave të mira. I njoftuar mirë që ishte dhe i bindur se mund të ketë grindje të brendshme fetare kërkonte që shkollat të mos bëhen vatra të ërhapjes fetare.

Shumë interesant është të theksohet se në kohen e tij në programin e tij qeveritar ai kërkonte që shkollat të bëhen vatra të edukimit të të rinjve shqiptarë për çështje të mbara dhe për edukimin pro evropian. Normalisht që në memorandumin e tij ai kërkonte që fetë të jenë të lira, por ai ishte kundër kërkesave të huajve që me anën e fesë ata të arrijnë ndikimin në riformimin e popullit tonë.

E njëjta gjë është edhe sot në Kosovë, që fesë dhe predikimit të saj të lirshëm i është bërë i mundshëm, por atë duhet kufizuar me një kusht që të mos na çorientojë busullën tonë evropiane.

Jo-kjo-nuk-eshte-e-jona.png

Jo ,kjo nuk eshte e jona

Keshtu-po.png

Keshtu ,po

Krizën e moralit kombëtar dhe kthimin e humbjes së vlerave të tij nuk e rregullon futja e fesë në shkolla, ajo në të kundërtën shkon në thellimin e tyre. Krizën materiale, varfërinë ekonomike dhe mendore, lakminë e fitimit të shpejtë pa marrë parasysh rrugën dhe mjetet e sollëm vetë ne me mënyrën tonë të bërjes së shtetit.

Kur shpirti i një kombi stërkeqet nga varfëria e nga lakmia, nuk ka asnjë bindje fetare që mund ta shërojë atë. Vetem kamja mund t`a ndritë mendjen. Nuk ka nevojë që t’i bindim edhe bashkatdhetarët tanë nëpër Evropë nga misionarët tanë se si të largohen nga e keqja; kur ata jetojë në vende moderne aty ku dihet se si ndahet “shapi nga sheqeri” .
”Në Zot ne besojmë” , per shqiptaret ai zot është musliman ,katolik, protestan, ortodoks, Baptist…Ne… Me futjen e fesë në shkolla atëherë secili duhet të mësojë varësisht nga ora që e ndjek nga predikuesi i uniformuar që shkon aty të bindë të rinjtë se Zoti është vetëm i tyre dhe se zoti i të tjerëve nuk është për t’u përmendur.

Ndasi të panevojshme. Ndasi të qëllimta. Nuk ka nevojë!

Rryma përparimtare që e ka kapluar shoqërinë shqiptare në përgjithësi, duhet te jetë aq e fortë sa që edhe ata që mendojnë ta kthejnë rrotën e historisë prapa duhen ta kenë të kotë.

Qysh në vitet e 50`ta të shekullit të kaluar ishte aprovuar Ligji për ndalimin e bartjes së ferexhesë dhe mbulimit të fytyrës së femrës. Me ligj ndalohej çfarëdo detyrimi apo bindje e femrave për të bartur ferexhe, gjegjësisht për ta mbuluar fytyrën, si dhe çfarëdo mbështetje që i bëhej bartjes së ferexhesë dhe mbulimit të fytyrës. Ndërkaq me punë të dhunshme, para të mëdha, apo burg të gjatë dënoheshin ata që detyronin apo cytnin femrën në diçka të tillë.

Fatbardhësisht që këso ligjesh as që janë të nevojëshme të propozohen, pasi që vetëdija e botës sonë mashkullore dhe emancipimi i femrës shqiptare janë shumë të larta. Kemi kulturën, traditën tonë që e kemi kultivuar brez pas brezi e me gjenerata të tëra.

Interesant është të theksohet se edhe Naim Frashëri, një ndër apostujt më të mëdhenj të Shqiptarisë, e ka dashur me zemër të përvëluar përparimin e Shqipërisë dhe lartësimin e kombit shqiptar.

Ja se çka kishte shkruar Naimi :“ Të mbuluarit dhe të mshehurit e fytyrës së gruas s`ka qenë në kohën e profetit por është shpikur më vonë. Ndalim i madh në përparimin e një kombi! Si mund të vë mbroth një komb kur gratë domëthënë gjysma e njerzisë rronë e mbyllur si në kuvli? Si mund të jetë i zgjuar një komb pa pasur në vijë jetën e shtëpisë e të fëmisë dhe këto qysh bëhen kur burri rrin veç gruas?

ا`dashuri, ç`arsye mund të mësojnë e të marrin djemtë në një familje të tillë…Gruaja duhet të jetë më shumë se burri e arsimuar se fëmija së pari e marrin mësimin nga nëna… Gruaja është meme e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe e krejt njerzisë.”

Një nga të mbeturat më të shëmtuara të botës së vjetër është pa dyshim ferexheja që mbulon gruan myslimane. Dhe siç thotë Tajar Zavalani (Bota e re, nr. 14, 1936): “

S`na shkon nga mendja se ka burra që i thonë vetes të dijshëm dhe duan të ecin hap më hap me kohën dhe guxojnë të dalin publikisht e të përligjin me argumente serioze fshehjen e gruas brenda një perdeje të zezë.”

Pastaj Tajar Zavalani vazhdon: ” Të merremi vesh mirë, ç`kuptojnë me fjalën qytetërim, dhe a mund të jetë i qytetëruar një skllav? I pari fitim i qytetërimit është triumfi i lirisë personale. Gruaja myslimane është skllave e burrit deri sa ky e detyron të dalë e mbuluar.”

- Ndoshta femrës shqiptare i pëlqen të dalë e mbuluar? Kjo është një fyerje për gocën, vajzën, gruan, femrën tonë e cila ka dëshirë të zjarrtë të jetë e lirë dhe e qytetëruar si çdo krijesë njerëzore që jeton në këtë milenium. A thua me të vërtetë shamia, çarçafi, ferexheja e ruajnë namuzin e femrës? Nga përvoja në shtetet arabe e aziatike mbulimi sjell vetëm shëmtim që bie në sy, shëmtim nga zgjedha e shpikur nga shpirtrat sadistë.

Këtu në trevat shqiptare nuk duhet të kthehemi prapa dhe të lejojmë krijimin e një krijese fatkeqe që të këput shpirtin. اfarë aftësie mund të ketë ajo për të rritur fëmijë. Ata fëmijë që do të jenë shpresa e së nesërmes së këtij vendi. Trashëgimia e atdheut dhe krenaria e kombit.

Dija, në romanin e Haki Stërmillit në ditarin e saj thotë: ”Sikur t`isha djalë do t`i tregojsha botës mashkullore se dora që e përkund djepin është ajo që e rrotullon boshtin e fatit të njerëzisë, sepse ajo, vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndritura. Femra myslimane e mbyllur brenda katër mureve asht e mpitë, e dobët dhe e pazhdrivillueme, sepse asht shtypë e mbytë nga zgjedha e randë e nji edukate që nuk këshillon e nuk porosit tjetër veçse ndalimin: mos prek,mos fol,mos dil,mos qesh ,mos e mos e mos”.

Kur ne i hapim derën, atëherë të huajt mezi s`presin të na japin leksione. Njëfarë ndëkombëtari Juerg Loneburg paska pas thënë se ferexheja na qenka pjesë e kulturës shqiptare.

Jo vetëm atij, por edhe bashkëkombasve të mi u them se çarçafi e ferexheja janë kulturë turko-arabe që ka pasuar me zgjerimin e Perandorisë Osmane, islamizimi i të cilit është kryer deri në fund të shekullit të 19`të. Feja e besimi është çështje shpirtërore individuale. Duhet të vëmë në rend të parë kombin. Pra se jemi shqiptarë dhe të punohet shumë në uljen e tensioneve ndërfetare tek shqiptarët.

Duhet të jemi shumë syhapur dhe të urtë ndaj ndikimeve dhe rrymave radikale fetare të cilat këmbëngulin në tjetërsimin e identitetit tonë shqiptar. Përndryshe nuk do të jemi më ata që jemi sot.Louis Hyacinthe Heckard në librin e tij “Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme” (Paris , 1858) thotë: “ Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe nënat shqiptare..”

Pra, në rrethin shpirtëror, në zotërimin e vlerave të krijuara, ne, asnjëherë nuk iu kemi pasur lakmi të tjerëve. Duke mos u pasur lakmi të tjerëve, ne nuk iu kemi as mëni as zili për të huazuar nga ata gjëra të cilat na shkojnë ndesh me krenarinë tonë dhe uniken tonë në botën ku jemi.
preshevasot.info
 
Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Nuk e di pse Allahu i islam-isteve ka frike nga bukuria e femres.?

isla5_zps581ca7d3.png
 
Attachments

  • isla5_zps581ca7d3.png
    isla5_zps581ca7d3.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Jo ,kjo nuk eshte e jona

Shum shum kan frik injorantet nga mbulesa!

Ne duhet ta dimë që me futjen e fesë dhe shamisë në shkollat tona e bëjmë jo vetëm përçarjen e kombit por edhe indoktrinimin e të rinjve me një të paardhme.

Mos lejoni se mu ateher do behet kataklizmi
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

cfar pyteje pa lidhje!!!!!!!

Problemi qendron tek ti qe nuk din te besh nje nyje (lidhje)..;)
 
Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Ky Fahri Xharra ish kan mir me shkru naj shkrim per punen e bere nga babai i tije !

sidoqoft kot lodhen.

Sa i perket femres shqiptare , ja nje foto e femres dardane me shami :D

Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Problemi qendron tek ti qe nuk din te besh nje nyje (lidhje)..;)

Po sigurisht se ,perderisa parashtroni nje pytje kote, eshte e pamundur te gjejm lidhjen e duhur .
 
Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Lexoje mir textin Ado pastaj thuaj ME SHAMI ,pasi ajo nuk esht Shami qe perdoret nga mysliman por quhet maramë (qe ska te bej me shamin fetare) .Dhe qe kur shamia e fes islame qenka me qafen hapur??
 
Pe: Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Lexoje mir textin Ado pastaj thuaj ME SHAMI ,pasi ajo nuk esht Shami qe perdoret nga mysliman por quhet maramë (qe ska te bej me shamin fetare) .Dhe qe kur shamia e fes islame qenka me qafen hapur??

I fortë je! Maramë shqip?
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Ore ti djalë, fjala maramë nuk është fjalë shqipe!
Nga e nxorre se ashtu quhet?

Lexova komplet textin qe ka hedhur Ado foto ,lexoje dhe ti pra. ;)
Ajo per te mbuluar floket quhet maramë ,pa pasur lidhje me fen islame sic thot Ado
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Lexova komplet textin qe ka hedhur Ado foto ,lexoje dhe ti pra. ;)
Ajo per te mbuluar floket quhet maramë ,pa pasur lidhje me fen islame sic thot Ado

Dhe ti thua se marama s'ka lidhje me fenë?

Ok, nëse e kupton serbishten (apo gjuhën boshnjake )

hape këtë faqe dhe e sheh se marama është fjalë serbokroate
dhe është po e njëjta për t'u mbuluar koka!

Marama u islamskoj tradiciji for 15973431 Politiki Islam Tarik Kulenovi
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqip

Dhe ti thua se marama s'ka lidhje me fenë?

Ok, nëse e kupton serbishten (apo gjuhën boshnjake )

hape këtë faqe dhe e sheh se marama është fjalë serbokroate
dhe është po e njëjta për t'u mbuluar koka!

Marama u islamskoj tradiciji for 15973431 Politiki Islam Tarik Kulenovi

Cfar lidhje ka cfar dmth ajo fjale.Debati po behet per tjeter gje dhe Sipas Ado dhe gruaja e hershme Dardane paska qen me shami,Por cfar lidhje ka kjo grua me fen islame??
 
Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Po sigurisht se ,perderisa parashtroni nje pytje kote, eshte e pamundur te gjejm lidhjen e duhur .

Goce ti do ta besh temen per chit chat..!
Pyetja ime ka lidhje siç ke me te. Je ti (ju)qe nuk doni ta kuptoni ate. Edhe nqs doni ta krahasoni "lidhjen" time me Lidhjen Gordian, si nje lidhje te ngatrruar, ka edhe zgjidhjen. Zgjidhje qe Kurani e mori tek Aleksandri qe ju e perdorni sot..;)
 
Pe: Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Lexoje mir textin Ado pastaj thuaj ME SHAMI ,pasi ajo nuk esht Shami qe perdoret nga mysliman por quhet maramë (qe ska te bej me shamin fetare) .Dhe qe kur shamia e fes islame qenka me qafen hapur??

Unë zakonisht lidhem për atë çfarë dikush thot!

Këtu më lartë e thekson se ajo nuk është shami por maramë
që s'ka të bëj me shamin fetare!

Jam plakur pakë po sytë ende s'më kanë lëshuar!
 
Titulli: Pe: Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Unë zakonisht lidhem për atë çfarë dikush thot!

Këtu më lartë e thekson se ajo nuk është shami por maramë
që s'ka të bëj me shamin fetare!

Jam plakur pakë po sytë ende s'më kanë lëshuar!

Pikerisht mqs lidhesh me ate cfar thot dikush, Lidhu me ate qe tha Ado dhe foton qe ka hedhur, Bej 1 rezyme temes se mbase se ke kuptuar dhe vendos vet me teje :)
Ps.Jemi jasht teme
 
Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

S'ke c'ti shtosh pik as presje. Nje shkrim shume i sakt
Absulutisht qe vatrat shkollore duhet te ruajm laikitetin e tyre,.nuk duhet te kete asnje elment te asnje feje.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Pikerisht mqs lidhesh me ate cfar thot dikush, Lidhu me ate qe tha Ado dhe foton qe ka hedhur, Bej 1 rezyme dhe kuptoje vet me teje :)
Ps.Jemi jasht teme

Kështu bëjnë zakonisht ca që zihen ngusht
e nuk kanë kah t'ia mbajnë.

Unë e kuptova shumë mirë postimin e Ados,
dhe edhe ai po edhe unë e dijmë se postimi
i tij s'ka të bëjë me fenë Islame,
por s'të kuptova ty, ku ti pohon se ajo
është maramë dhe me plot bindje këmbëngul
se e ke mirë dhe shikon ta hudhësh topin në
anën e kundërshtarit, çka nuk është shprehi
e mirë! Kur je gabim je gabim, dhe s'bëhet
kijameti.
Ndoshta është më mirë kur diçka nuk din apo s'je i sigurtë
mos e thuaj, e jo pastaj kur zihesh shpurdh
si pordha në tirqi!

Por unë e dij se Ado e ka sjellur ate vetëm sa për
ilustrim sepse shamia e islamit bëhet "arushë",
në vend se të akcpetohet si diçka normale,
sikur që ka lloj-lloj veshje e mbulese në kultura
të ndryshme.

Para ca kohe ka qenë lajmi se në Britani
një hindus shërben në ushtri me turban
tradicional të vetin!
Pra, me një fjalë në shumë çohet pluhur
nëpër Botë kur është në pyetje Islami,
kurse të tjerët nuk i shikojnë.

Në fund të fundit është e drejtë e secilit
të vendos secili vetë si dhe ku do ta praktikojë
fenë, e të tjerët mund vetëm të pijnë ujë të ftohët!
 
Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

E Kuptoj ricky_ch qe do te mbrosh FEN apo personin e FES tende,por mos hith balt syve askujt kur fotoja flet vete dhe synimi pse e hodhi Ado flet vete, Ndaj leri pallavrat te pelqen apo ste pelqen ajo foto ska te bej me fen apo shamin kshu qe nuk ishte e nevojshme nga ana e Ado.Lerini perrallat.hajt tung
 
Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Eshte e kuptueshme Nevertiti keta Xharrat shkruajn simbas qefit tende ! Per Vatrat tona duhet edhe pak kohe deri populli te kfjellet prej gjumi , dhe te shohe se ne cfare gjendje eshte , se minoritetet si atezimi dhe fete ''atesite'' te tjera duhet te ja tregojm vendin ku e kane ne shoqeri . Jane minoritet , te drjetat s'duhet mohuar te cilat i takojn , ama mem tregu mu nje ateist siq eshte Xharra kush ka te drejte te shkoj ne shkolle vallahin nuk do te kish ndodhur kurr ! Por , ky dhe shume komunist te tjere vendin do ta kishin , si e kane bere vendin ne shoqeri . Po keshtu eshte kur krimet e komunizmit-ortodoksizmit dhe ateizmit propagandues e kane bere te veten , e kurse shumica muslimane nuk kane komptenca per te drejtat e tyre si shumice ne vendet e tyre eshte per no comment !

Te shkruash per ''******grafi- homo*ualizem - imoralitet'' sic shkruajne kjo familja Xharra , e te bejne propaganda ndaj fese ne cdo shkrim te tyre gazataresk mendoj se nuk ka familje me te ulet se kjo familje ne shoqerine kosovare .
 
Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Une du me shku ne pune me allti ne brez se Kanuni thote qe burri nuk duhet me dal i paarmatosun. Jam per Kanunin dhe nuk du me mu ndalu kjo e drejte Kushtetuese!
 
Pe: Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

E Kuptoj ricky_ch qe do te mbrosh FEN apo personin e FES tende,por mos hith balt syve askujt kur fotoja flet vete dhe synimi pse e hodhi Ado flet vete, Ndaj leri pallavrat te pelqen apo ste pelqen ajo foto ska te bej me fen apo shamin kshu qe nuk ishte e nevojshme nga ana e Ado.Lerini perrallat.hajt tung

Ore shqiptar,

mu ajo është që po tentoja ta shpjegojë,
sepse e njëjta është, si maramë si shami,
e ti pse i kupton ndryshe është punë e ytja.
S'jam duke i hudhur askujt baltë në sy,
sepse jamë shumë i kjartë dhe i hapur
në atë çka po flas!
 
Titulli: Pe: Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Ore shqiptar,

mu ajo është që po tentoja ta shpjegojë,
sepse e njëjta është, si maramë si shami,
e ti pse i kupton ndryshe është punë e ytja.
S'jam duke i hudhur askujt baltë në sy,
sepse jamë shumë i kjartë dhe i hapur
në atë çka po flas!

RICKY_CH nuk e kupton qe cdo shkrim qe sjell ti un i injoroj dhe se marr mundimin ti lexoj,sepse ti perhere i pergjigjesh 1 ideje jo me mendimin tend,por gjen idjotlliqe neper faqe dhe thua LEXO KETE ,LEXOJE KETU , SHIFE KETE..Shfaqu 1 here ajo qe DI TI VERTET dhe ateher eja ne forum te diskutojm.Ti vetem te sjell linke di se vet asnje njohuri nuk ke,sepse nese do kishe do shpreheshe me argumente jo me linke.hajt tung
 
Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Fahri Xharra, nder te tjera, thote :

" Interesant është të theksohet se edhe Naim Frashëri, një ndër apostujt më të mëdhenj të Shqiptarisë, e ka dashur me zemër të përvëluar përparimin e Shqipërisë dhe lartësimin e kombit shqiptar."

Intersant apo jo ky theksim? Keshtu ndodh kur njeriu humb fillin e pretendon se po i nxjerr mesimet per kombin nga shekulli i kaluar! Mire qe na tregoi se Naim Frasheri e paska dashur perparimin! Na mjaftoi kjo njohuri!
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

RICKY_CH nuk e kupton qe cdo shkrim qe sjell ti un i injoroj dhe se marr mundimin ti lexoj,sepse ti perhere i pergjigjesh 1 ideje jo me mendimin tend,por gjen idjotlliqe neper faqe dhe thua LEXO KETE ,LEXOJE KETU , SHIFE KETE..Shfaqu 1 here ajo qe DI TI VERTET dhe ateher eja ne forum te diskutojm.Ti vetem te sjell linke di se vet asnje njohuri nuk ke,sepse nese do kishe do shpreheshe me argumente jo me linke.hajt tung

Po nëse është ashtu, ç'dreqin bën këtu?

Atëherë bie që ne t'i dëgjojmë vetëm pordhat e tua?

Unë dij dhe për atë ta sjolla linkun!
Pse ti e din që fjala marama është shqip?

Unë t'u përgjigja edhe me mendimin tim edhe ta sjolla
linkun ku tregon kjartë se marama është po e njëjta
që përdoret si mbulesë koke!

Nuk po kuptoj ku është moskënaqësia jote?
Nëse e ke vështirë të zihesh gabim, atëherë
duhesh më shumë të punosh me veten
por mos ja hudh fajin të tjerëve për paditurinë
tënde.

Unë shumë të thosha se atë që e ke thënë është gabim,
t'i tërë kohën më thua shikoje atë (Adon).

Unë shumë mirë e pashë që edhe atje shkruan maramë,
por ishte t'i që the se ajo nuk shami por maramë,
dhe unë ta skjarova është po e njëjta vetëm se fjalë serbe!
Si me fe si pa fe shamia është shami e nuk është gjithmonë
sipas fesë! Ju ka ngulur në kokë disave posa të përmendet
fjala shami, menjëherë nënkuptohet edhe Islami!

Dhe tani ku është problemi se?
 
Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Unë t'u përgjigja edhe me mendimin tim edhe ta sjolla
linkun ku tregon kjartë se marama është po e njëjta
që përdoret si mbulesë koke!

Dmth 1 mbulese koke sipas teje tregon fen islame?? Qe kur shamia e islamit qenka me gushen hapur?? Dhe gjyshet tona kan pas shami por sja kan pasur ides e feve ok shoqe ;)
ah ti sje ne rregull dhe spo di cpo shkruan ,aq i panjohur je nga tema.Pse nuk e lexove ti titullin e fotos qe solli Ado dhe kundershtoje ate foto,apo se ju jeni ushtart e islamit dhe mbroni njeri tjetrin.Ik fli gjum ricky_ch dhe neser kur te permendesh,flasim prap.Bye
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Dmth 1 mbulese koke sipas teje tregon fen islame?? Qe kur shamia e islamit qenka me gushen hapur?? Dhe gjyshet tona kan pas shami por sja kan pasur ides e feve ok shoqe ;)
ah ti sje ne rregull dhe spo di cpo shkruan ,aq i panjohur je nga tema.Pse nuk e lexove ti titullin e fotos qe solli Ado dhe kundershtoje ate foto,apo se ju jeni ushtart e islamit dhe mbroni njeri tjetrin.Ik fli gjum ricky_ch dhe neser kur te permendesh,flasim prap.Bye

Tash po të kuptoj pse kërcen kodrave. Sepse
aq shumë ngutesh dhe zemërohesh sa që nuk e lexon
postimin deri në fund dhe andaj jep përgjigje kurkund e hiç!

Me pasë lexu postimin tem deri në fund, aty kah fundi krejt
poshtë do t'i kishe hasë këta rreshta:

"Si me fe si pa fe shamia është shami e nuk është gjithmonë
sipas fesë!
Ju ka ngulur në kokë disave posa të përmendet
fjala shami, menjëherë nënkuptohet edhe Islami!"

Ti ende s'e ke të kjartë që unë nuk jepja mendim për postimin
e Ados, por për thënjen tënde, por nuk është më me rëndësi
se u be bozë përtej boze!
 
Titulli: Feja Dhe Shamia, Jo Në Shkollat Shqipe

Nuk e shtoj shume se sincerisht me tmerron ideja se ka njerez qe e edhe pse e din se shamia ska asgje te keqe dhe se eshte obligim fetar, ata pretendojn se ajo na ben te prabambetura... une mendoj se ata jane te prapambetur dhe injorant te qe din shkrim lexim vec per dem e per te shkruar idiotsira.. Nuke lexova tekstin deri ne fund dhe nuk lodhem aspak as edhe ta lexoj, vec desha te them se jam me hixhab, dhe jam arsimtare e informatikes per me shume se 5 vjet... Nxenesit e mi me duan keshtu si jam edhe pse ne shkolle sdeshen tem punsojn per shkak te shamis....Arsyeeja se une duheshta te plotsoj rregullat e shkolles. I thash te mi lexoj, duke i lexuar ishte nje rregull te vishet me veshje te moralshme. ather e nderpreva dhe thash a sheh dicka te pamoralshme tek une, ai vetem qeshi... une u punesova se isha e shkolluar edhe me shami nuk me la prapa shamia... por njerez qe se kuptojn vleren e shamis dhe e shohin si armike nje shami ata na lane te prapambetur... Allahu na ndihmoft
 
Shamija, apo ajo veshje tipike islame, ka histori me te vjeter se islami. Ajo veshje eshte preislame. Ajo thjeshte eshe e futur ne tesutin e kulutren e vendeve islame dhe nuk hiqet me pasi shume kush, duke perfshire edhe vete myslimanet, kujtojne qe ka te beje me fene islame.
Problemi qendron qe ajo tip veshje nuk ka asnje fare lidhje me traditat dhe kulturen shqiptare. Per ta pembledhe ne dy fjale perveq se keni ndryshuar fene ju myslimanet shqiptar, keni ndryshuar edhe kulturen ne te gjitha aspektet, nga veshmbathja dhe deri tek shume zakone te vjetra allashqiptare. Ju mungoj pak ne fillim te '900 te ndryshonit edhe gjuhen zyrtarisht, dhe pastaj ju ngelte vetem pasaporta turko-arabe si boshnjaket...!
Ju i thoni vetes shqiptare kot, vetem se flisin shqip..!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top