ADN, 1 në 5 gra përcakton si baba të fëmijës, mashkullin e gabuar

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Nëna është gjithmonë e sigurtë, babai natyrisht më pak. Një grua në pesë gabon në përcaktimin e babait të fëmijës së vet. Në këtë përfundim ka arritur një studim britanik i bërë nga Child Support Agency (Csa), publikuar edhe në Guardian.

Që nga viti 1998 e deri më sot, domethënë që kur Csa ka nisur të bëjë testet e ADN-së, kanë qenë 4.854 përcaktime të gabuara për atësinë.

Në vitin 2007 - 2008 nga 3.474 teste të porositura, 661 (19%) përcaktonin se babai i fëmijës nuk i korrespondonte burrin që ishte përcaktuar nga nëna.

Përqindja e gabimeve në vitin 2004-’05 ka qenë 10,6%; 16,4% në harkun 2005-’06 dhe 13,6% në 2006-’07.

Nëse testet, që janë të vëretët në masën 99,99% për gjithë rastet, përkojnë me pritjet e grave, baballarët duhet të paguajnë analizën.

Përpos gjithë të tjerave, në këtë rast hyjnë në lojë edhe avokatët. Nëse nuk do të ishte kështu, kostoja nuk do të binte mbi mamatë. Nga viti 1998 e deri më sot qeveria britanike ka shpenzuar 9,37 milionë stërlina (gati 12 milionë euro) për testet e atësisë.

E vetmja gjë që në fakt nuk përcaktohet dot nga këto teste, është se përse kaq shumë gra, përcaktojnë gjithmonë mashkullin e gabuar.


Shekulli
 
:D
Dje kam pare nje video ku thuhej se ne Danimarke 54 % e lindjeve regjistrohen me baba jolegjitim (qe nuk i dihet babai dmth)..:lexim:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top