![sam-robson.jpg sam-robson.jpg](https://fv.al/data/attachments/5/5259-391d7b8ddb5173cbe16bf808bc27a1ab.jpg)
Për Sam Robson, vrapimi i 42 kilometrave në maratonën e Londrës ishte vetëm fillimi.
Atleti, pasi arriti finishin, vazhdoi të vraponte për rreth 160 kilometra të tjera deri sa arriti në shtëpinë e tij në Cambs.
Atleti harxhoi rreth 15 mijë kalori pas një vrapimi të parreshtur prej 29 orësh. Pas 202 kilometrash mbi këmbët e tij, Sam theksoi: “Ndihesha mirë kur vrapoja, ndalimi ishte më i vështiri. Më duhej të ndaloja herë pas here për të pirë ujë, por këmbët më paralizoheshin kur rrija në qetësi.”
Sam Robson kompletoi maratonën e Londrës për 3 orë e 45 minuta, rreth 40 minuta prapa fituesit të kësaj gare tradicionale, kenianit Emmanuel Mutai./webmagazin/