Martin Kola, 14 vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me çarçaf në katin e dytë të banesës së tij, pasi i ati nuk e ka marrë me vete në qytet.
Pas mbërritjes së Policisë së Tepelenës, mësohet se shkak i ngjarjes është bërë një zënkë dhe një shuplakë që babai i kishte dhënë fëmijës. Kur babai ishte nisur për të kryer një punë në qytetin e Fierit, fëmija, nxënës i klasës së shtatë, i ishte lutur të atit ta merrte me vete, pasi ishte fundjavë dhe e kishte pushim. Por i ati nuk ka pranuar dhe as të qarat e fëmijës nuk ia kanë ndryshuar mendjen, dhe është nisur i vetëm.
Gjatë gjithë ditës fëmija ka qëndruar i heshtur dhe nuk ka pranuar të flasë me askënd. Mungesa e tij është vënë re vetëm në darkë, por mendohet se është varur që në orët e pasdites.
Kur i ati ka mbërritur në shtëpi, ka pyetur për të birin, por e ëma ka mbledhur supet dhe ka pohuar se Martini kishte orë që kishte dalë dhe se ajo nuk e dinte se ku kishte shkuar.
Më pas të dy bashkëshortët kanë dalë për ta kërkuar nëpër fshat, mirëpo pa rezultat. Kur janë kthyer në shtëpi kanë kontrolluar katin e dytë dhe kanë mbetur të shtangur kur kanë parë djalin të vetëvarur.
Më kot janë munduar t’i japin ndihmë, pasi fëmija kishte ndërruar jetë dhe dyshohet se shuplaka e ka tronditur psikologjikisht 14-vjeçarin./TemaOnline