Kresha
A pretty face can never trick me
Një tregtar qumështi udhëtonte në një anije, pasi kishte shitur qumështin dhe kishte fituar 12 dërheme. Teksa nxorri qesen me dërhemë dhe po i numëronte, u befasua nga nje majmun, i cili ia mori qesen dhe dërhemet e saj filloi ti hedhë një e nga një në det. Pasi hodhi shtatë dërhemë, majmuni ia ktheu përsëri qesen tregtarit. Një njeri që kaloi aty pranë, e pa tregtarin të zemëruar dhe e pyeti mbi shkakun. Tregtari i tregoi atë që ngjau.
Burri e pyeti:”Mos je tregtar qumështi ti?”
“Po” -iu përgjigj tregtari.
Burri:”Mos e përzien qumështin që shet me ujë?”
“Po” - iu përgjigj tregtari i zënë në siklet.
Burri i tha:”Atëherë dërhemët që fitove nga uji i morri uji, kurse ato që fitove nga qumështi i ke në qese.
Elmaz Fida
Burimi: /fb