alfonci
Veri investigatio
240 : 207 mbaroj ndeshja futbollistike në të cilën kanë luajtur 870 tifozë të klubit lokal të qytetit San Cristobal, e cila ndeshje ka zgjatur 50 orë për nder të 50-vjetorit të formimit të klubit. Ndeshja u luajt në mes fanellave të bardha dhe të kaltra. Futbollisti më i vogël i cili u paraqit në fushë ishte vetëm 6 vjet, ndërsa futbollisti më i moshuar kishte 67 vjet. Në ndeshje kanë marrë pjesë edhe 83 femra. Sipas organizatorëve, ato tërë këtë spektakël e kanë dokumentuar dhe do të tentojnë të futen në librin e Guinness-it.