sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Tekstet shkollore, kompensimi vetëm për arsimin e detyrueshëm
Marrëveshja është arritur pas dialogut me grupet e interesit. Synimi është ulja e braktisjes së shkollave nga nxënësit
Kompensimi i teksteve shkollorë do të kalojë i gjithi për nxënësit e arsimit bazë 9-vjeçar. Kërkesa e bërë disa ditë më parë, nga sindikatat e arsimit, ka dhënë efektet e menjëhershme, duke shtyrë Ministrinë e Arsimit të ndërmarrë ndryshimin në skemën e kompensimit të teksteve shkollore. Lajmi është bërë i ditur nga dikasteri i arsimit, i cili është shprehur, se pasi ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet dhe kërkesat e shumë aktorëve në fushën e arsimit, si sindikatat por edhe shoqatat e mësuesve, organizatat e prindërve, ekspertët vendës e ndërkombëtarë, ka vendosur që kompensimi i librit shkollor të përqendrohet në arsimin bazë 9-vjeçar. Skema e re e kompensimit, rikthehet pas dy viteve mungesë. Ajo është përdorur për herë të parë dhe të fundit në viti 2006, ndërkohë që skema e vitit të kaluar parashikonte që kompensimi i librit të prekte edhe nxënësit e shkollave të mesme. Arsyeja e ndryshimit të skemës, sipas burimeve zyrtare, nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencave, është dhënia përparësi arsimit bazë 9-vjeçar.
***
Braktisja e arsimit të detyrueshëm nga nxënësit, është nga fenomenet më shqetësuese të dy dekadave të fundit. Lëvizjet e pakontrolluara migratore, gjendja e vështirë ekonomike e familjeve, i shtyn shumë fëmijë, të mendojnë të ardhmen e tyre, jo më nëpërmjet dijes dhe të nxënit, por përmes punës si ambulant. Që në moshë fare të njomë, të shtyrë edhe nga prindërit, ky kontingjent fëmijësh, bëhet pre e rrugës. Në fakt ky është fenomen i të gjitha vendeve në zhvillim, por në Shqipëri, paçka iniciativave ligjore të ndërmarra për zbutjen e kësaj plage, numri i fëmijëve që braktisin shkollën, për të punuar në rrugë, është ende në shifra të konsiderueshme. Sindikatat e arsimit thonë se 1.19 për qind e fëmijëve, lënë bankat e shkollave, për të ushqyer familjet. Këto janë shifra zyrtare, por numër të saktë, askush deri më tani nuk mund të japë. Më i theksuar fenomeni është në zonat urbane, ku lëvizjet migratore janë më të mëdha vitet e fundit. Tirana, Durrësi, Korça, Shkodra, mbeten qytetet me problemin më të theksuar të braktisjes së shkollave, ndërsa fenomeni i gjakmarrjes që ka sjellë për rrjedhojë edhe ngujimin e fëmijëve, ka shtuar në zonën veriore, numrin e fëmijëve apo nxënësve analfabetë, që nuk arrijnë të marrin bazat elementare të edukimit arsimor.
***
Ministria e Arsimit e justifikon, qëllimin për kompensimin e teksteve shkollore në arsimin e detyrueshëm, si objektiv për të rikthyer në bankat e shkollave nxënësit e larguar. Ajo thotë se synimi është që popullsia minimalisht të ketë përfunduar provimet e lirimit e arsimit bazë. Megjithëse do të jetë po e njëjta skemë, e përdorur në vitin 2006, subvencionet e teksteve, nuk do të kalojnë më në duart e shtëpitë botuese, por drejtpërdrejt në xhepat e prindërve të nxënësve. Ky lajm është konfirmuar nga burime zyrtare pranë Ministrisë së Arsimit. Por sidoqoftë, gangrena e vërtetë që po gërryen arsimin e detyrueshëm dhe atë parashkollor, është gjakmarrja. Në Shkodër ka fshatra, ku pjesa më e madhe e fëmijëve, marrin mësim në kushtet e shtëpisë, duke mos pasur mundësi të integrohen në shoqëri. Ato arrijnë të marrin vetëm dijet e para në abetare, ndërsa shkollimi i tyre ndërpritet këtu. Një rast është fshati Bardhaj, 10 kilometra në dalje të Shkodrës, ku rreth 30 fëmijë, të moshave të ndryshme, marrin mësim në kullën e ngujimit. Integrimi i këtyre fëmijëve në shoqëri, duhet të kthehet në kambanë për strukturat shtetërore, në të kundërt rrezikojmë të kemi jo vetëm fëmijë analfabetë, por edhe brez me probleme të rënda shoqërore.
Sindikatat: “Arsimi parashkollor, problematik”
Dy sindikatat e arsimit, i rekomanduan dy ditë më parë Ministrisë së Arsimit, që të përdorë fondin përkatës të parashikuar në buxhetin e shtetit për kompensimin e vlerës së librave shkollore ekskluzivisht për prindërit e nxënësve të arsimit bazë 9-vjeçar. “Për ata nxënës analfabetë që, në sajë të përpjekjeve janë rikthyer në punë, të përballohet dhënia e librave falas dhe një minimum shpenzimesh për mjete të tjera shkollore, përfshirë uniformën”, theksuan krerë të sindikatave të arsimit Dobrusha. Kërkesa e sindikatave të Arsimit, u parashtrua për zgjidhje, për vitin e ri shkollor që nis në muajin shtator. Ata i kërkuan gjithashtu Ministrisë së Arsimit, të bëjë përpjekje, për rritjen e cilësisë së mësimdhënies në ciklin parashkollor. Për të bërë të mundur, këtë synim, sindikatat kanë propozuar që të gjithë librat e sistemit parashkollor, për fëmijët që shkojnë në kopshte, të jepen falas, nismë kjo që do të rrisë cilësinë në arsimin publik në vitet e mëtejshme.
Tekstet shkollore, tani edhe në postë
Këtë vit shkollor, librat shkollorë do të shpërndahen, përveçse në pikat e shitjeve të caktuara në shkolla e librari, edhe në pikat e Postës Shqiptare. Për të bërë të tyret tekstet shkollore, prindërit dhe nxënësit, duhet të drejtohen fillimisht në shkollat përkatëse, ku do të informohen se cilat tekste, duhet të blejnë në pikat e shitjes. Listat me tekstet dhe çmimet përkatëse janë tashmë të afishuara në çdo shkollë, ndërkohë që në institucionet e arsimit parauniversitar, ka përfunduar përzgjedhja e teksteve shkollore, në bazë të reformës Altertekst. Prindërit apo nxënësit duhet të blejnë tekstet sipas çmimit të librit dhe vetëm pasi të kenë verifikuar praninë e pullës së sigurisë. Shpërndarja e teksteve, sikur është bërë e ditur edhe në informacionet e publikuara në gazetën “Shekulli”, do të nisë më datën 31 gusht dhe do të përfundojë si proces më datë 20 shtator. Ajo që dihet është se në shkolla nuk do të lejohen tekste pa pullë sigurie.Shekulli