WxP
Staf në FV.AL
Nënkryetarja e KQZ-së Subashi kërkoi “Publikisht që shteti të na marrë në mbrojtje. Ashtu si ju që badigardët ju shoqërojnë me të njëjtën detyrë e status jemi dhe ne. Shteti të mos bëjë diferencim për ne të tjerët. Jemi të kërcënuar të frikësuar nga gjithë ajo forcë policore që ka rrethuar KQZ. Unë si nënkryetare e KQZ dhe një nga anëtaret më të vjetra në këtë institucion, nuk mund të jem e lirë për të bërë një gjykim të drejtë e sipas ligjit nga frika që kam për të ushtruar detyrën. “Cdo vendimmarrje ime sot nuk është një vendimmarrje për të gjykuar ftohtë, drejtë e pastër sipas detyrës që kam. Do kërkoja gjithashtu që KQZ të zgjidhë këtë kërkesë. Cdo vendim i KQZ i marrë nën këtë trysni të turmave dhe policisë nuk do jetë korrekt.”- deklaroi Subashi.
Ajo shtoi se mbledhjet janë të hapura dhe deputetët PS duhet të merrnin pjesë.
“Ne e kolegu im zoti Lazaj kemi kërkuar nga KQZ të bëjmë procedurë për të miratuar tabelën e rezultateve zgjedhore për njësinë 49 pasi të gjitha aktet kanë mbërritur në KQZ. E kjo vendimmarrje kërkonte veprim të shpejtë. Mbledhja e parë të nisë nga kjo cështje“- nënvizoi Subashi
BalkanWeb