WxP
Staf në FV.AL
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbërthyer në debate që lidhen me rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë. Një vendim që ka të bëjë me rezultatin është shtyrë për më vonë me kërkesë të kryetarit të KQZ-së që deklaroi në komision se ka disa informacione që duhet t'i shqyrtojë.
Perfaqesuesi juridik i Partisë Socialiste Genc Gjoncaj kerkoi shkarkimin e kater anetareve te djathte te KZAZ-së 49 qe i perket njesise 5 ne Tirane, sepse ata nuk pranojne te firmosin rezultatet e votimit per kryetarin e bashkise ne kete njesi.
Rezultati kutive se fundit i dha Rames fitoren me vetem 10 vota me shume se Lulzim Basha. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe duhet te nxjerre rezultatin vijon te shtyje dhenien e nje vendimi, nderkohe qe u miratua shkarkimi sekretarit te kesaj KZAZ-je.
Anetaret e KQZ kane debatuar mes tyre ne lidhje me kete fakt ndersa kryetari Ristani nuk dha arsyen se perse kerkoi shtyrjen e marrjes se vendimit. Per shkak te ketij ngerci ende Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar rezultatin e votimit per kryetarin e bashkise se Tiranes.
Me pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi te ridiskutoje ankesen e koalicionit Aleanca per Qytetarin per rezultatin e zgjedhjeve ne bashkine Polican, ku kandidati i Aleances per te Ardhmen, fitoi me nje rezultat shume te ngushte. Avokati Agim Hoxha qe mbron Aleancen per Qytetarin ne kete ceshtje ka dhene fakte qe sipas tij rezultati ne Polican eshte i manipuluar.
Top-Channel