Love
βeℓℓe â๓e
Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste, zhvilloi këndin e radhës me banorë të Përrenjasit. Problemet e banorëve u fokusuan tek legalizimet, minierat dhe tek punësimi.
Legalizimet
“Prona në Shqipëri është bërë lesh e li, çdo vit që kalon komplikohet. Asaj i janë mbivendosur orekset e oborrit të kryeministrit që i ka transformuar çështjet e pronës në një çështje pushtimi. Pushtim i pronave nëpërmjet abuzimit me ligjin dhe shtetin, në të 4 anët, duke privuar shqiptarët pronarë, duke mos përfunduar reformën e tokës dhe duke mos i zgjidhur problemin e legalizimeve. Këto janë problemet, e para pronarët që ngelën gjyqeve pa marrë zgjidhje, fermerët që punojnë tokën, por që certifikatë të tokës nuk kanë dhe e treta pronat e ndërtuara me gjak e sakrifica në kushtet e mungesës së shtetit që nuk po legalizohen. Zotohem se brenda mandatit të parë dorëzojmë certifikatat e tokës, do përfundojë reforma e tokës”, tha Rama.
Pushimet nga puna
Personat e pushuar nga puna për arsye se nuk kanë dalë në mitingjet e Partisë Demokratike, Rama dha këtë përgjigje;
“Kur ishim në Gjirokastër, e mori fjalën nipi i Dino اiços, në shtëpinë e të cilit është themeluar PD-ja, mirëpo një ditë pas kësaj ia hoqën nënën nga puna! Ja një pushtet që dhunon çdo ditë me mijëra gra e burra të këtij shteti qoftë për të ardhur në mitingje, qoftë për votuar për PD-në. Nëse ti o zotëri ke luftuar për këtë ditë, lëri rehat njerëzit të votojnë siç duan të votojnë dhe ktheja personalisht në punë, nënën atij djali. Dhe një gjë: Kush hiqet nga puna sot, nesër do të hyjë në punë i pari!”, - theksoi Rama.
Minierat
Interesimit të minatorëve të minierës së hekur-nikelit në Prrënjas, Rama iu përgjigj duke thënë se synimi i PS-së është të kthejë Shqipërinë në punë. Ai tha se problemet e tyre do marrin fund me vendosjen e statusit të minatorëve.
“Saliu ka refuzuar propozimet tona për minatorët, kujt ja tregon ky që do ta çojë moshën e pensionit 50 vjeç, që do ulë çmimin e naftës kur i ka refuzuar me votë në parlament propozimet tona. Ne duam të nxisim investitorët të vijnë këtu dhe të realizojnë një projekt konkret. Nuk ka komunist më të keq, është specia e mbijetuar e luftës së ftohtë. Edhe krom edhe skorie në të njëjtën kohë. Ne nuk tregojmë përralla, ne duam ta rilindim këtë sektor, na duhet që të kemi një projekt të qartë që të mbyllim ciklin, që materiali të përpunohet brenda përbrenda. Shpresoj që pas 4 vitesh këtu nuk duhet të jetë bërë as Zvicër as Itali por gjerat do t\’i kemi çuar përpara. Shqipërinë do ta kthejmë në punë”, tha Rama.
Shekulli