Vajza
🪡
Pritet mirë “Çunat e Rrugës” e Gjikos, arrin një milion klikime për dy ditë
Gjiko (Foto: YouTube)
Kënga erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa siç duket reperi i kushtoi një rëndësi mjaft të madhe edhe klipit, duke sjellë kështu një skenar filmi në këngën e re.
Videoklipi po ashtu ka dhe aktorë të cilët përshtaten mjaft mirë me lirikën që trajton kjo këngë.
Se projekti u mirëprit kjo dëshmohet edhe me anë të klikimeve që ka grumbulluar për vetëm dy ditë në platformën YouTube.
Një milionëshi tashmë ka filluar për Asdren Gjikollin (emri i vërtetë i reperit), teksa u shndërrua në hit menjëherë.
“Hajde flasim me të vërtetë. Çunat e Rrugës, 1 milion, faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Gjiko në një nga postimet e fundit që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
Veç tjerash, reperi nga Peja ka paralajmëruar gjëra të mëdha gjatë këtij viti dhe është duke punuar vazhdimisht për prurjet e reja. /Telegrafi/