![Juan-Cuadrado-1100x620.jpg Juan-Cuadrado-1100x620.jpg](https://fv.al/data/attachments/104/104292-91b38abcbf33af1a5b60f872d32b09ae.jpg)
Një ditë para ndeshjes me Milanin, Pirlo ka marrë edhe një tjetër lajm të keq, pasi edhe Cuadrado ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas Alex Sandro-s një ditë më parë.
Lajmi është konfirmuar nga klubi bardhezi, ku theksohet se futbollisti është asimptomatik dhe është vendosur menjëherë në izolim.
Megjithatë, tashmë bëhet e sigurt mungesa e dy mbrojtësve të krahut në ndeshjen e rëndësishme të së mërkurës, ku Juventusi do të luajë ndaj Milanit kryesues në Serie A.
Deri tani, e sigurt është vendosja e Danilos në të djathtë të mbrojtjes, ndërsa në krahun e majtë ende nuk dihet se kush do të luajë edhe pse në Itali kanë nisur menjëherë hipotezat se aty mund të luajë edhe Bernardeschi, ose Pirlo mund të luajë me 3 mbrojtës.
A2cnn.com