Зngjεll
___________
Henri Sartiz, piloti 18 vjeçar, humbi jetën në pistën britanike “Brends Heç”, pas aksidentit me makinën në Formula 2. Sartizi u godit nga goma, e cila u shkëput nga makina e pilotit Xhek Karli, i cili pasi humbi kontrollin ndaj makinës, u përplas në murrin përreth pistës. Henri Sartiz, pas goditjes me gomë të makinës në formula 2, humbi vetëdijen dhe u ndal në murrin e pistës. Personeli mjekësor arriti ta nxjerr trupin e Sartizit dhe me helikopter e dërgoi në spitalin në Londër, ku më vonë, Henri Sartiz ndrroi jetë. Henri ishte i djali i Xhon Sartizit, i cili në vitin 1964 ishte kampion në Formula 1./alsat-m.tv/