Lauri
Anunnak
“Lindja e Venusit” e Alexandre Cabanel, një hijeshi dehëse që rri pezull mes hyjnores mitologjike dhe ëndrrës moderne
Asnjë hyjni nuk ka ardhur përmes forcës shprehëse të artit grafik më e shumëgjendur se sa Venusi, perëndesha e dashurisë, idealizimi i perfektes së bukurisë femërore. E shfaqur gjithnjë lakuriq që në epokën helenistike, ajo shfaqet, ose më saktë përcillet përmes përfytyrimit të artistëve të ndryshëm në poza shumë tërheqëse dhe domethënëse. Deri në shekullit XIX, çdo imazh i një bukurie femërore që ka rrokur kërshërinë e ëndjes së artit dhe ka shëlbyer shpirtit e fuqishëm promovues, duhet domosdo të mbante emrin e Venusit, duhet të përcillte atë shpërthim dehës hiresh femërore që vetëm ajo e ka përmbushur.
Nga një numër e madh gjahtarësh të këtij elementi trajtues mitologjik, më e ëndshmja, ndoshta jo më përfaqësuesja, por gjithsesi më e rrokshmja e kumtimit të të gjithë elementeve grishës të perëndeshës së pjellorisë dhe dashurisë, është “Lindja e Venusit” e Alexandre Cabanel.
Kjo punë është një nga punët e tij emblematike. Ajo ishte një nga pikturat klasike, e cila megjithëse u sulmua nga kritikë për stilin akademik, mbetet një pikturë rrezellitëse. Si në të gjithë rrebeshjet e tjera kumtuese të hireve të femrës, si e themeltë e dashurisë dhe e pjellorisë, edhe në punën e Alexandre Cabanel, ajo është e tillë, joshëse, e hijshme dhe e hyjshme, grua dhe nënë, perëndeshë dhe toksore e racionales së forcës përcjellëse të mesazhit dhe alegorisë që autori qaset ta shpërfaq përmes shumë elementesh të subjektit.
Ndikimi i kësaj pikture është i drejtpërdrejtë. Pakkush nuk e ka ndjerë thellësisht e depërtimit, rrëmbimin prej pulsacioneve të fuqishme dhe tempin e përballës, kur është gjendur para kësaj punë, para kësaj ngasëse, para këtij shpërthimi artistik.
Lindja e Venusit është një punë e piktorit francez, Alexandre Cabanel (1823-1889). Ajo është pikturuar e cila ka tre riprodhime, të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra vetëm nga përmasat dhe në elementin kohë.
Imazhet erotike të Cabanel-së, apelojnë për drejtësi në nivelet më të larta të shoqërisë, mëtojnë studjuesit. E bukura, hijeshia, balanca e elementëve shprehës, korpusi i detajeve që sjellin veçantinë nga Venuset e autorëve të tjerë, e mbajnë këtë perëndeshë të Alexandre Cabanel më të lakmuar.
Sipas historianit të artit dhe kuratorit, Robert Rosenblum,"Lindja e Venusit" e Alexandre Cabanel është një "Venus që rri pezull diku në mes të një hyjnie të lashtë dhe një ëndërr moderne", sipas tij atë e përshkron ambiguiteti i syve të saj, që duken si të mbyllura, por që një vështrim i afërt tregon se ajo është e zgjuar… Lakuriqësia pozita e dyzuar, në gjumë apo zgjuar është një ngasje e kërshërisë mashkullore. Ajo është një lojë epje, prehje, epshi, adhurimi dhe mishërimi i hireve. Tiparet e kolme të trupit të gruas janë tipizimi i imazhit të gruas, e cila shëmbëllen perfeksionin fizik dhe përplotësinë e gruas si lindëse, si përtëritëse.
"Lindja e Venusit" e Cabanel, është një punë e ngarkuar me një peshë seksualisht, mjaft tërheqëse, pavarësisht maskës së saj mitologjike.
/A-Vataj