Arfenilla
Themelues i Forumit
Për 8 vite, ai kishte parë nënën e tij të vdekur në ëndërrat e tij, pjesët e djegura të trupit të saj në zjarrë.
اdohere kur ai zgjohej nga këto ëndërra, ai bënte dua (lutej) për të dhe e luste Allahun ta falte atë.
Ai vazhdoi të bëntë dua për të, derisa ai një natë, në një ëndërr e pa atë duke qeshur. Kështuqe ai e pyeti atë (në atë ëndërr): ''Pse ishe duke u torturuar gjithë këto vite?''
''Për shkak të një goteje të qumështit!'': ajo u përgjigjë dhe ai e dinte se çfarë ajo kishte për qëllim me këto fjalë...
Ai kishte një gjysmë vëlla nga martesa e parë e babait të tij.
Kur nëna e tij ishte gjallë, ajo kishte shprehi t'i jepte çdo mëngjes, një gotë të plotë me qumësht, por gjysmë djalit të saj të gjorë i jepte një gotë gjysmë të mbushur me qumësht, dhe gjysmën tjetër e mbushte me ujë. Ajo ishte arsyeja për të cilën ajo po torturohej për 8 vite në varrin e saj.. një gote me qumësht!!!
ثshtë një arsye që shumë njerëz do ta konsideronin si një ''çështje e vogël''.
Por kjo nuk është një çështje e vogël për Zotin e Botërave!
Ai thotë në Kur'an: ''Ju e llogaritnit atë si një gjë të vogël, ndërsa te Allahu ajo është e madhe.'' (En-Nur, 15).
I Dërguari i Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ue selam, ka thënë: ''Ruajuni padrejtësisë, sepse padrejtësia do të jetë errësirë në Ditën e Gjykimit!'' (Transmeton Ahmedi)