BL40-New Chocolate të kompanisë LG.
Celulari i stilizuar nga kompania LG "New Chocolate" që disa muaj radhë është duke u paralajmëruar, por LG ka qenë mjaft e mençur që të mos lëshojë të gjitha informatat se si ky celular do të duket, prandaj fotografitë zyrtare kanë qenë siluetë e pajisjes pa detaje të vërteta. Dje më në fund kanë dalë fotografitë në detaje në të cilat shihet edhe fytyra dhe dizajni komplet i risisë së LG-së në serinë e telefonave celularë Black Label.
Nga specifikat e këtij celulari vlen të theksohen mbështetja për WiFi 802.11 b/g, Bluetooth, pranuesi i radiovalëve FM, si dhe mbështetja për GSM/Edge, por nuk përmendet 3G, edhe pse spekulohet se edhe kjo do të mund (duhej) të jetë pjesë e paketës standarde.
Ekrani vjen në format të pazakontë të zgjatur 21:9 me rezolucion prej 800 x 345 piksela.
*telegrafi*