Lauri
Anunnak
NEN HAJAT TË PARRIZIT
(Nën çatinë e Parajsës )BISEDË (1914)
SHEN PJETRI, SKANDERBEGU, DJALLI
SHEN PJETRI (vetem, para derës së Parriztt)
Shka don me thanë kjo punë, nuk e dij! Sa rrall po viin kta shqyptarët me trokue më ketë derë … ? A se Shqyptarët kanë dalë faret poshtë mbi tokë, ase janë çoro ditë krejt. .. Nuk e dij… Duket se Shqyptarvet do t’ u ket hypë kreni e madhe, e trathti, e kuprraci, e rrenë, e mbrapshti e tjera; pse ndryshe; nuk mundet me kenë, puth mos me u dukë pak gja ma shpesh më ketë derë.
SKANDERBEGU (ipermbrenda trakllon më derë)
SHEN PJETRI – Kush asht?
SKANDERBEGU – Un.
SHEN PJETRI – Un? Kush je ti ”un”?
SKANDERBEGU – Un, Skanderbegu.
SKANDERBEGU – M’a çil deren nji herë, pse paçë nji fjalë.
SHËN PJETRI – (tue u çue me i çilë deren) Rri. more mbrendë, pse mirë je … (i çilë deren) Shka don?
SKANDERBEGU – A ke marrë vesht, a ka ardhë kush Shqyptar në këto dit kha nalt në Parriz?
SHEN PJETRI – Jo. Po pse po pvetë ?
SKANDERBEGU – Jo, por, deshta me thanë, a ka ardhë ndo’i Shqyptar, pse ktu po perflitet, puth kanë ndodhë punë të m’dha sivjet në Shqypni, e deshta me pvetë pale se si do të jet puna. Un jam Shqyptar e kam dishir me marrë vesht ndo’i gjasend per dhe t’ em.
SHEN PJETRI – More … e vertetë puth dishka do t’ ket ndodhë tash vonë në Shqypni; pse janë nja dy a tri vjet, puth s’ shihet tjeter atje poshtë, veç tym e mjegull, e ndihet nji zhurmë e nji poterë e madhe si me kenë luftë, a s’ dij se shka.
SKANDERBEGU – A thue të shkoj vetë nji herë e t’marr vesht se si janë punët në Shqypni, e po kthej me të shpejtë?
SHEN PJETRI – Per mue, shko kah të duejsh; veç se kishe me thanë, puth të bien njiqind herë ma mirë me ndejë në Parriz e me u shporrë Shqypnijet. Ku po shkon tash ti me thye kambët neper ato male shkreti …
SKANDERBEGU – Me dijtë se ti m’ a çilë deren, si të kthej, per taman puth kjeçë tue u ulë i herë në Shqypni, pse ktu po perflitet puth Shqypnija ka dalë Shtet më vedi, e un, si Shqyptar, po kam dishir me pa pale se si asht kjo punë.
SHEN PJEtRI – Shko, shko; sa per mue, mos druej: un deren t’ a çili, veçne po të thom puth ke me u pendue (shihet Djalli tue kalue aty pari). Por .. : prit. pse , me gjasë, tek asht tue ardhë Djalli k’tu pari: aj ka me dijtë se si janë punët e Shqypnis. Po pvete ate, e kshtu s’ke nevojë me u mundue der në Shqypni. (me za) 0- uce … uce …. uce, more ….
DJALLI – Hej?
SHËN PJETRI – Pa eja, pa eja nji herë.
DJALLI – Kjeçë tuj ardhë; por jam pa besë e pa ndore me Shën Mhillin, e po druej …
SHËN PJETRI. -Jo, jo; mos druej. Jam vetë këtu, e s’ e la me të nga. (Djalli i afrohet)
DJALLI – Hej? shka don
SHËN PJETRI – A je ? si je?
DJALLI – Si keni dashtë me më pa vetë: Ma zi. s’ mundem; ma mirë, s’ më leni: qe si jam vetë.
SHEN PJETRI – Po … shka me ba … Veç se deshta me të pvetë, a kemi fjalë a halë ? a ka gja të re ? Kah je tue ardhë?
DJALLI – Kam kenë poshtë më tokë, e ata qëna nierzsh, kaq më kanë turbullue e kaq m’a kanë ba. kryet per voe, sa m’u desht me dalë kha nalt, per me marrë pak ajr.
SHEN PJETRI – Ani ty t’a kanë ba kryet per voe … ?
DJALLI – Po mue, po shka kujton ti ? … Sod janë ba gjindja me marrë meç edhe djallin. Nuk janë jo gjindja e sodit si motit!
SHËN PJETRI – Si kanë me kenë ndryshej ?… Sod edhe ka të mirë e të këqi, si ka pasë gjithmonë.
DJALLI – Po, njashtu asht; veç se, me nderë e me thanë para teje, sod po ka shum të kqi, e të mlrë pak e aspak.
SHEN PJETRI – Ah i ktu ke arrsye… A ke me na kallxue ndo’i fjalë të re per punë të njerzvet?
DJALLI – Shka me kenë?Janë gri e coptue sivjet shoq me shoq.
SHEN PJETRI – Ku?
DJALLI – Në Balkan. U çuen katër Shteten t’Ballkanit kundra Turkis, e t’u bën pshesh me pshesh me shoqishoin. Po të thorn. Tyrq e Shkje kam pasë sivjet me hangrë pa buk.
SKANDERBEGU (Kqyre! Kqyre! Pa keq a?) – Po kush, thue, e mujti luften?
DJALLI – Per zot, ksajë here Turkut i a kanë hiekë do dredha shpinës, puth s’ke si e lypë aspak ma mirë.
SKANDERBEGU – Po si kje puna ? kush i ngatrroi ?
DJALLI – Diplomacija.
SKANDERBEGU – Shka asht Diplomacija ?
DJALLI – Asht vajza e erne.
SKANDERBEGU – Ke vajzë ti? po s’amës si i thonë?
DJALLI – Europë.
SKANDERBEGU – (me vedi) A sheh ti, se un ketë punë s’e kam dijtë. Diplomacija keka e bija e Djallit, Europa, grueja e tij. Po si kje tue thanë, ti paske kenë në Balkan, asë ?
DJALLI – Po; të gjith sivietet aty pari jam sjellë per me pa luften e Ballkanit.
SKANDERBEGU – Në Shqypni a ke kenë ndo’i her?
DJALLI – Besa, as fort mirë jo.
SKANDERBEGU – Ele? herë?
DJALLI – Po; disa kohë kam ndëië mbë maje të Taraboshtt, pei me pa mirë gjakun, puth derdhej per rreth Shkodres.
SKANDERBEGU – Si ishin Shqyptarët?
DJALLI – Çë farë Shqyptarësh? Kush janë Shqyptarët?
SKANDERBEGU – Shqyptarët, pra? Po a thae se ke kenë në Shqypni?
DJALLI – Në Shqypni kam kenë, po; por, se ka Shqyptarë mbi tokë, s’e kam ndie kurr.
SKANDERBEGU – Si? s’ ke ndie se ka Shqyptarë kund? po ti: a thae se ke kenë në Shqypni?
DJALLI – Po në Shqypni kam kenë; por se ka kund Shqyptarë, s’ e kam ndie ketë fjalë.
SKANDERBEGU. -Po ti a s’ ke pa kurrnji nieri në Shqypni?
DJALLI – Po; njerz kam pa.
SKANDERBEGU – E mirë, pra; nj’ata janë Shqyptarët e mi.
DJALLI – Të falem nderës puth po më kallxon se paska Shqyptarë mbi tokë.
SKANDERBEGU – Si janë, pra Shqyptarët e Shqypnija?
DJALLI – Si janë?… Si i don anmiku.
SKANDERBEGU – Si, tash, si i don anmlku!? Po, a fort keq gjinden Shqyptarët?
DJALLI – Efe, per mos me t’a ngjatë tortë, mendo se Shqypnija asht nji lkurë Iopet, e se Malazezë, Serbë, Bulgarë, Grekë kanë xierrë m’te opanga, zhalloga e dredha sa me kalue nji dimën mbathë e pa u lagë; sa lkurë, thue ti, kishte me teprue?
SKANDERBEGU – Faqja e zezë. Kryet e nen barkcja s’dij a tepron a s’tepron.
DJALLI – E pra, me nderë e me thanë para zotnis s’ate, Shqyptarvet s’u ka mbetë ma teper Shqypni, veç njaq sa po thue ti.
SKANDERBEGU – S’u ka mbetë ma tepër Shqypni? E po kush dreqi u a hanqri?
DJALLI – Dreqi, besa, jo: dreqi han Shqyptarë e jo Shqypni, por e ka hangër Shkjau e Greku, puth n’e rnbram’t, asht nja per nja.
SKANDERBEGU – Po Shqyptarët a mujten me qindrue ndopak?
DJALLI – Besa, po; e kan ba do qanderr. Nji herë mueren do pare prej Slavvet e prej Grekvet; mbasendei shkuen në mejhanë e u banë kubure me mastikë, e atëherë vojten n’ shpi e u vun me fjetë katermbëdhetësh.
SKANDERBEGU – E mbasandei?
DJALLI – Mbasandej … erdh Shkjau me dajak e u a xuer gjumin.
SKANDERBEGU – U a xuer gjumin … shka don me thanë ti me ketë fjalë: a u xuer gjurnin me dajak?
DJALLI – Due me thanë, moj lum faqja e bardhë, se i poq e i grini e i coptoi grue e fërni e plak e t’ri e rropulli, e t’i bani mish per krraba. Qe se shka don me thanë, me u a xjerrë gjumin me dajak.
SKANDERBEGU – Ah! ahl Shka po flet!
DJALLI – Po pra; po t’ thorn vetë. Mbasandei, mbasi i marroi Zoti nja dy a treqind miië Turq e Shkie , tue i lanë me hundë perpietë, në luftë, e nja njiqind mijë e ma Shqyptarë jashta luftet, u çue Europa, e u ra ndermiet, edhe mëni pushken. Atëherë, do mashkuj t’Shqypnis t’u çuen e të ngrehen Qeverin e Par tashma në Vlonë, per me qitë Shqypnin n’dritë. Ngulen flamurin e Shqypnis në Doganë, edhe u queiten Ekscelencje. Nder këto dit Shkodra ishte tue hanger bar e tue zie shoje kundrash, Europe kishte mbledhë kuvend në London. E Mretnit e Mdha, mbasi u moren vesht niana me tjetren, si merren vesht qent per rreth nji koci, dan me e qitë Malin e Zi prej Shkodret, e atë pllambë vend Sbqypnijet, puth kishte pshtue prej çapojvet të Slavit e të Grekut, me e ngrehë mbretni më vedi. Shqyptarvet, atëherë ju hini zekthi i atdhedashtnis e fiIluen me punue kush per vedi e kush per bark të vet; edhe i a nisen me ngrehë per gjith katund ka nji Qeveri të Pertashme. T’gjith dojshin me dalë Princa: të gjith dojshin me kenë Ekscelencje. Të marrët punojshin; e veq ata bertitshin: Rrnoftë Shqypnija! t’meçemit rrijshin nen hije, tue qeshë per njan’ e tjetren lagje, e dishka shkruejshin me t’ hueië.
SKANDERBEGU – Ehl kjo punë nuk asht e mlrë,
DJALLI – Jo; por deshta me t’ thanë, se edhe t’ huejët, mbasi u hoq per nji herë rreziku i luftës, flutruen, edhe ata m’Shqypni, si orrlat m’stervlnë, e krah m’krahë me Shqyptarë ata të shkundun kuletash e këta me xhepa të shkyem filluen me Iuejtë valle neper Shqypni. Lodrës i bieishin bankjerët e Europës. E t’u ba, more lum miku, nji alltipus në Shqypnt, puth s’ asht gojë me të dlftue.
SKANDERBEGU – Sa terthuer kenkan punët e Shqypnisl E pra un kam pasë kujtue se asht vu ndoj send per fille deri sod, e, me shka po thue ti, Shqypnia kenka rrokupujë.
DJALLI – Po m’vjen keq; por s’kam shka baj. Vetë deshte me i dijtë punët e Shqypnis.
SKANDERBEGU – A di shka, a thue ka gjasë puth Shqypnia ka me pasë nji Mbret të vetin?
DJALLI – NJI? njiqind, ti thuej l Në Shqypni, moj faqja e bardhë, hiqet zi me gjetë se kush me ndigjue. Këtu asht halli; pse per më urdhnue gjen sa t’duesh, çdo çaush e bejë, n’Shqypni kishte me dashtë me u ba Mbret, veç per mos me n’gjue. E kjo punë nuk ka si del e mirë, e si mundesh me e pasë dishirin ti, tue kenë puth aj i moçmi ka than: un’zot e ti zot, po magjarin kush e kullotë? E pra kështu kishin me dashtë Shqyptart e tu.
SKANDERBEGU – Këta don me thanë, se në Shqypni nuk paska atdhetarël
DJALLI – Atdhetarë? edhe të flakët, besal Mjaft me pyetë se sa kësula e bardhë e e thimët, e sa pafta e zezë e peca e kuqe asht ble sivjet n’ Shqypni. Veçse me ndigiue, nuk ndigioin atdhetarët.
SKANDERBEGU – Si mos të ndigjojn, don me thanë se nuk janë atdhetarë të njimendët. Por se deshta me të pëvetë. a e xën në gojë kush ëmnin t’em, a m’permendë kush nder Shqyptarë?
DJALLI – Po ti kush je?
SKANDERBEGU – Un jam Skanderbegu.
DJALLI – Ah! ti kenke Skanderbegu?.. Po si nuk të permendin ty Shqyptarët? posë se nder shkolla, gjithkush t’përmendë, gjithkush të ka në gojë; per në zemer nuk e dij.
SKANDERBEGU – A per niimend e ke?
SHËN PJETRI – Shporru, more Gjergj këtij. Ky asht mësue me ndjellë zi giithmonë. Punen e Shqypnis e ka Zoti në dorë; prandei domosdo Shqypnija do të dalë në dritë. Zoti nuk ban veç se punë të mira. Per ketë punë, hin në Parriz e mos i qit kujdes vedit per Shqypnt, pse, per inat të Djallit e të Shqyptarëvet, Zoti ka me e mbajtë Shqypnin më kambë me nderë e me lumni.
_wordpresss