Burrel1924
Anëtar i Respektuar
Abdi Baleta:Mitologjia e re skënderbegiane përdhos historinë.(7)
E premte, 30 Janar 2009 19:13
30.01.2009-Riformatim demagogjik dhe mistik i imazhit të Skënderbeut '
Gjykimet e ndershme shkencore mbi librin e Shmitit të parët që e kanë për detyrë t’i bëjnë për publikun e gjerë janë specialistët e historiografisë. Ata duhet të thonë me kompetencë sesa u përmbahet ky libër standardeve dhe parametrave shkencorë. Në një përmbledhje punimesh shkencore të titulluar “Turqia përtej nacionalizmit.
Drejt identiteteve pas-nacionaliste( SHBA 2005), përgatitur nga profesori zviceran Hans-Lukas Kieser është dhe një studim i asistente-profesoreshës në universitetin An Arbor të Miçiganit, Fatma Myge Gëçek me titull ”Përcaktimi i parametrave të historiografisë pas-nacionaliste turke në rastin e armenëve të Anadollit”. Ndër të tjera ajo shtjellon problemin teorik “Zhvillimi i historiografisë si disiplinë”, duke u mbështetur në studime të tjera në këtë fushë (fq. 85-88).
Për Skënderbeun nuk mund të krijohet historiografi e veçantë
Ajo vlerëson se “ndërsa historiografia ka ecur si një disiplinë shkencore që trajton në mënyrë empirike faktet dhe ngjarjet historike të verifikueshme, ajo kërkon edhe imagjinatë dhe... gjatë procesit elementi krijues hyn në ligjërimin historik”. Ajo sjell vlerësimin e Haiden Uajt (1978, fq. 103) se “para Revolucionit francez historiografia vështrohej konvencionalisht si një art i letërsisë... si degë e retorikës”. Kurse Mishel Serto ka theksuar aspektin rrëfimtar të historiografisë. Dhe të dy së bashku këta janë të mendimit se “Historiografia si e tillë përmban përmasat e të sajuarës dhe të rrëfyerës...”. Në shekullin XIX nocionet pozitiviste të objektivitetit shkencor tentuan të ngulisnin në historiografi pretendimin për të vërtetën historike. Kurse pas LDB të tmerruar nga Holokosti studiuesit nisën të kenë qasje kritike ndaj ligjërimit historik për të nxjerrë në shesh ideologjitë që fshiheshin në të në emër te objektivitetit shkencor. Pasi u bë dhe kjo studiuesit filluan t’i kushtonin vëmendje domethënies së kontekstit historik.
Gëçek ka theksuar: “Gjatë shekujve XIX dhe XX, përbërësit kryesorë të historiografisë, konkretisht korniza e saj kohore, përzgjedhja e ngjarjeve historike, panoramat historike janë përdorur të gjitha për të justifikuar projektet nacionaliste” Për të mbështetur këtë vlerësim ajo i është drejtuar mendimit të Ben Jehuda (1995, 282-283) se “historiografia nacionaliste u mbush me qëndrime shenjtëruese, me një simbolizëm të shkallës së lartë, me mësimdhënie moralizuese.. . me një ligjërim të thjeshtësuar ku e mira dhe keqja janë qartazi të ndara... mitet vazhduan të jenë të besueshëm, të qëndrueshëm, koherentë... Historiografia e përdorur në këtë mënyrë nuk shërbente për të kuptuar, por më tepër për t’i imponuar të shkuarës interpretimin moralizues që përmbante projekti kombëtar, i cili e përcaktonte të mirën e të keqen ende pa i hyrë ndonjë analize historike... Mitet bëhen veçanërisht të rëndësishëm në kohë fillimesh, p.sh. në fazat e para të procesit të formimit të kombit”.
A duhet rishkruar historia e shqiptarëve?!
Në citimet e mësipërme ka kaq shumë mendime që ndihmojnë për të kuptuar edhe thelbin teorik dhe shfaqjet praktike në debatin që ka lindur rreth librit të Jens Shmitit, madje për të kuptuar gjithë sherrdebatin që bëhet prej disa kohësh në Shqipëri e midis shqiptarëve e më gjerë, për temën “a duhet rishkruar historia e shqiptarëve?!”. Ka një rrymë inatçore që këmbëngul se asgjë nuk duhet prekur nga ajo që është shkruar e rrëfyer deri tani, me përjashtim të disa krehjeve terminologjike, për të fshirë teprimet e trashëguara nga mendësitë e fjalori i kohës së komunizmit. ثshtë dhe rryma tjetër që kërkon të ndriçohet më mirë realiteti historik i shqiptarëve, të pasqyrohet më mirë nga historiografia kjo histori. Mirëpo edhe përkrahës të kësaj pikëpamjes së dytë, që është e drejtë, kur vjen puna tek libri i Shmitit kërkojnë që asnjë presje të mos hiqet nga historiografia e deritanishme për Skënderbeun, madje lëshojnë dhe parullën e pakuptimtë ”të mos preket miti për Skënderbeun”, “të mos cenohet emblema e kombit”.
Historiografia shqiptare dhe e huaj për Skënderbeun ka kaluar nëpër të gjitha etapat që përshkruhen në citimet e mësipërme. Marin Barleti shkroi historinë e bëmave të Skënderbeut si vepër letrare, me një frymë të theksuar romantizmi kalorsiak. Kështu kanë bërë dhe të tjerë shqiptarë, por sidomos të huajt që donin të mbushnin me frymëzim antiosman njerëzit e tyre, duke bërë matrapazllëk propagandistik me pësimet e shqiptarëve gjatë epopesë së lavdishme, por rrënuese skënderbegiane që për shqiptarët u mbyll me katastrofë. Shmit flet për “kolaps demografik” në principatën e Skënderbeut, ku u zhdukën 65-75% e banorëve. Duhej të kalonin 200 vjet që gjendja demografike të stabilizohej në këtë zonë të ngushtë të populluar me arbër.
Në periudhën pas Revolucionit francez edhe historia e Skënderbeut është shkruar sipas rregullit të kohës. Ajo histori u përdor mjeshtërisht nga ideologët e Rilindjes kombëtare shqiptare për të nxitur zgjimin kombëtar shqiptar. Prandaj edhe koha e Skënderbeut u paraqit me ngjyrimet më të gjalla , me bëma të lavdishme. Rilindësit bënë mirë. Dhe ne duhet të gëzohemi që vepruan ashtu, sepse edhe shqiptarët duhej të vepronin si të tjerët që historiografinë ta vinin në shërbim të nacionalizmit.
Vetëm katolikocentristët janë të pezmatuar, sepse u vjen keq që u krijua figura e Skënderbeut si hero kombëtar dhe nuk mbeti thjesht si figurë e Atletit të Krishtit, siç e kishte krijuar për interesat e veta romantizmi evropian. Kadareja nuk del kaq hapur sa Zef Mirdita, por ama heroizmin kombëtar të Skënderbeut sot e do të reklamuar në funksion të “orientimit properëndimor” katolik dhe të armiqësimit të shqiptarëve me Lindjen.
Trajtimi historiografik i figurës së Skënderbeut
Historiografia për Skënderbeun edhe në periudhën midis dy luftërave botërore u përdor me të drejtë në Shqipëri për të theksuar karakterin kombëtar të shtetit shqiptar, por nga një këndvështrim nacionalist i mirëfilltë. Historiografia e kohës së regjimit komunist, nën ndikimin e politikës së ideologjizuar partiake, u përpoq që nga historia e Skënderbeut të nxirrte sa më shumë në pah aspektin internacionalist , të luftës së përbashkët me popujt e Ballkanit e të Evropës kundër osmanëve. Ishte koha kur politika enveriste reklamonte internacionalizmin proletar të popujve ballkanikë e të vendeve socialiste kundër “armiqve të përbashkët’’. Izolimi i Shqipërisë pas prishjes me Jugosllavinë e më pas me BS-në i imponoi politikës komuniste dhe historiografisë së saj, madje dhe arteve e letërsisë, një përdorim të ri të historisë së Skënderbeut për të përhapur e mbështetur në popull frymën e rezistencës të vetmuar shqiptare, pa ndihmë përballë armiqve të mëdhenj, frymën e sakrificës për hir të udhëheqësit Enver si arbrit e dikurshëm për hir të princit Gjergj. Shmiti e të tjerë këtë dukuri e quajnë “Skënderbeu në imazhin e Enverit”, disa madje flasin për “nacional-komunizëm enverist”, duke u nisur nga ky trajtim historiografik i figurës së Skënderbeut. Për këtë spekulim me mitin e Skënderbeut ka dhënë ndihmesën e tij edhe shkrimtari Ismail Kadare, veçanërisht me romanin e tij “Kështjella” ku ka bërë paralelizëm midis Shqipërisë komuniste të kohës së Enverit, e rrethuar nga armiq, ashtu si Kruja e kohës së Skënderbeut kur vinin ushtritë e sulltanit. Kadareja u kthye letrarisht në kohën e Barletit.
Tani në kohën e quajtur të “tranzicionit demokratik” mitologjisë skënderbegiane i shtohen kapituj të rinj. Skënderbeun disa e duan sërish “Atlet të Krishtit”. Disa të tjerë e quajnë pararendësin e europianizmit të sotëm, si një Zhan Mone të para disa shekujsh, si figurën historike kryesore të orientimit perëndimor të shqiptarëve. Pra i ngjisin Skënderbeut tipare që nuk kanë të bëjnë fare me të, me kohën e tij dhe me betejat e tij.
Vijon