Eto’o-Benzema, shkëmbim i mundshëm!
27 Korrik
Barcelona mund të zgjidhë problemet e saj me Samuel Eto’onë dhe të gjejë një skuadër për sulmuesin kamerunas. Bëhet fjalë për Olimpikun e Lionit, skuadër e cila është e interesuar për të blerë Eto’onë dhe këtë e ka konfirmuar me anë presidentit të saj, Zhan?Mishel Olas. Megjithatë, duke qenë se katalanasit janë në kërkim të një sulmuesit, i kanë propuzuar drejtuesve të Lionit një shkëmbim midis Eto’osë dhe Benzemasë. Gjatë bisedës që presidenti i Lionit ka patur me drejtuesit e Barçës, këta të fundit i kanë bërë të ditur se objektivi primar i tyre është blerja e Karim Benzemasë, kështu që nuk do të ishte keq një shkëmbim midis dy sulmuesve. Një marrëveshje e tillë është shumë e mundshme për t’u arritur, duke patur parasysh se Lioni e pëlqen shumë Samuel Eto’onë dhe drejtuesit francez se ardhja e kamerunasit në Francë mund t’i japë atyre një mundësi shumë të mirë për të fituar Champions League. “Trajneri ynë na ka kërkuar blerjen e Eto’osë dhe nëse ky sulmues është i duhuri për ne për të fituar Champions League, atëherë ne jemi gati të investojmë shumë të mëdha parash për ta blerë”, tha në një intervistë presidenti i Lionit. E vetmja gjë që mund të tremb drejtuesit e Lionit për ta pranuar një shkëmbim të till është rroga e sulmuesit kamerunas, i cili kërkon 10 milionë euro në sezon, shifër kjo që është bërë shumë problem për Barcelonën dhe i ka larguar edhe më shumë ofertat e klubeve të mëdha të Europës për Eto’onë.
Olas: Nëse Eto’o vjen, do të mirëpritet!
Presidenti i Olimpikut të Lionit, Zhan Mishel Olas, nuk ka përjashtuar mundësinë që Samuel Eto’o të veshë fanellën e klubit që ai drejton sezonin e ardhshëm. Në intervistën e dhënë për “L’Equipe”, Olas konfirmoi: “Po, jemi të interesuar për të blerë Eto’onë. Nëse ai dëshiron të vijë te Lioni, atëherë do të jetë i mirëpritur. Trajneri ynë, Puel, e pëlqen shumë Samuelin dhe mënyrën se si ai luan. Ndoshta mund të arrijmë një marrëveshje me Barcelonën, megjithatë nuk do të jetë e lehtë. Më parë, ne duhet të bisedojmë me drejtuesit e klubit katalanas dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë shuma të mëdha parash për Eto’onë, gjithmonë nëse Barça bie dakord me ne”.
Samuel nuk do të luajë në Champions
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se Samuel Eto’o nuk bën pjesë në planet e tij, kështu që i ka kërkuar atij të gjejë një skuadër tjetër. Deri tani nuk ka patur asnjë lëvizje, Eto’o vazhdon të stërvitet me skuadrën e tij, megjithatë kamerunasi nuk do ta ketë asnjë shans të luajë përsëri më fanellën e Barçës. Guardiola nuk do ta aktivizojë Eto’on- në ndeshjet e turit të tretë eliminator të Champions League, në mënyrë që kamerunasi të blihet nga një skuadër tjetër dhe të ketë mundësi të luajë në kompeticionet europiane me klubin e tij të ardhshëm. Në të kundërt, nëse Eto’o luan në Champions me Barçën, atëherë nuk mund ta bëjë një gjë të tillë me ndonjë skuadër tjetër në sezonin 2008?09.