SHKUP-Parlamenti i Maqedonisë e ka miratuar mbrëmjen e 24 Janarit, ligjin për krijimin e një baze të të dhënave publike të pedofilëve të dënuar, që do të paraqitet në rrjetet shoqërore në Internet.
Sipas ligjit, në regjistrin e personave të dënuar për abuzim të fëmijëve, do të përfshihen të gjitha të dhënat personale dhe fotografitë e tyre.
“Qëllimi ynë është t’i mbrojmë fëmijët nga çfarëdo lloj abuzimi dhe për ta rritur nivelin e kujdesit dhe të parandalimit nga ana e prindërve të tyre duke i stigmatitzar këta keqbërës”, i tha parlamentit, ministri për punë dhe çështje sociale, Spiro Ristovski.
Të dhënat e fundit të qverisë tregojnë se 231 njerëz janë dënuar për pedofili ndërmjet viteve 2004 – 2009.
Të dhënat tregojnë se numri i rasteve në këtë vend është në rritje.
Zyrtarët thonë se presin kompletimin e regjistrit gjatë tre muajve të ardhshëm dhe do ta publikojnë atë në Facebook.
(d.b/BalkanWeb)