alfonci
Veri investigatio
Mësojeni kohën të mos hajë bijtë e vet”. Ndërsa jam ndeshur për herë të parë me këtë shprehje kam bërë pyetjen se: “Cili a kush mundet ta mësojë kohën të mos hajë bijtë e vet”? Ende nuk e kam marrë një përgjigje edhe pse kohët e mendimit të lirë janë shtruar në sofrën shqiptare. Kjo shprehje lundron në ujrat e mendimeve të mia, kur ndeshem me emrat e tre të mëdhenjve të kulturës sonë. Ata janë basi dhe ish studenti françeskan Luka Kaçaj, i lindur në Bajzë – Aliaj të Malsisë së Madhe, në 1924; piktorin dhe ish studentin françeskan Lin Delija, i lindur në Shkodër, në 1925/1926; shkrimtarin dhe fraçeskanin At Zef Pllumbi, i lindur në Renc të Lezhës në 1925/26. Rënditja e emrave të tyre është zgjedhur e tillë në arsye të ditës së lindjes dhe në arsye të fakteve që At Zef Pllumbi i ka lënë të treguara e të shkruara.
Mbase më këtë shkrim tentoj t‘i jap përgjigje pyetjes sime. Nuk‘di a do mundem t‘ja dal mbanë.
Le ta nisim nga Italia, toka përball detrave Jon dhe Adriatik. Le të vlerësojmë se çfarë dinë të bëjnë njerëzit e saj. Disa prej të cilëve kanë vendosur t‘i kalcifikojë në traditë kulturore veprimtaritë dhe tre emra të personaliteteve shqiptare. Udhëtimi im i dijeve në këtë njohje filloi në vitin 2002, kur u përurua Muzeu “Lin Delija e Carlo Cesi”. Lin Delija, emër shqiptar që arrin të të bëjë krenar, pasi është ndër të parët personalitete të artit dhe të besimit fetar, që një vend i huaj i kushton vemendje deri në ngritjen e një muzeu. Kjo do të thotë shumë si në vlerësimin kombëtar ashtu dhe në atë artistik. Më pas deri në ditët tona kanë ndodhur shumë ngjarje. Në emër të Kaçajt, Delijas dhe Pllumbit, Shoqata Kulturore Italiane “Lin Delija – Carlo Cesi”, me datë 18 Tetor 2008, në Antrodoco organizoi një takim bashkiak, kulturor dhe vlerësues mbi kalvarin e vështirësive të jetës së tyre. Në këtë takim Luka Kaçaj zuri një vend nderi. Përfaqësia italiane cilësoi se vlerat e artit dhe të besimit të Kaçajt, Delijas dhe Pllumbit janë të lidhura ngushtësisht me këtë qytet të pastër, plot ajër e ujë në këmbët e malit Giano. Përfaqësuesit shqiptar deputet dhe bashkiak i‘u dhanë atyre falenderime dhe besimin për një binjakëzim ndërmjet bashkive, Antrodoco e Rietit dhe Bajzë e Lezhës.
Ata ishin tre shqiptarë verior, me tre veprimtari intelektuale në fushat e artit dhe të besimit. Ata ishin bashkëkohës dhe bashkëstudentë të Kuvendit Françeskan “Gjuhadoli” të Shkodrës. Në mesin e viteve `30 të shekullit të shkuar mësuan dhe u edukuan me përkatësinë e besimit fetar dhe me njohuri enciklopedike shkencore dhe artistike. اdo njëri prej tyre u rrit si françeskan, por u edukua në talentin e vet. Ishin miq ndërvedi dhe jeta e rëndë e persekutimit, e burgut dhe e arratisjes i ka lidhur pazgjidhshmërisht edhe pse u ndanë prej njëri-tjetrit dhe u gjendën në rrugë, në vitin 1946, kur besimi komunist filloi të zëvendësonte të gjitha besimet e tjera, kur forcat e tij shkatërruan Kuvendin dhe shkollën e tyre. Nuk u takuan më pas kësaj ngjarje. Takimi i tyre ndodhi pas viteve `90, por kalvari i jetës plot shqetësime nuk arriti të tretej edhe në demokraci.