Lauri
Anunnak
Leda dhe miti i saj. Ajo është e bija e Testio-s, mbretit të Etolisë dhe Eurythemidit, ishte gruaja e mrekullueshme e Tindaros, mbretit të Spartës. Bukuria e saj nuk kaloi pa u vënë re nga Zeusi, perëndia i Olimpit, i cili shpejt ra në dashuri me të. Zoti duhej absolutisht të gjente një mënyrë për ta joshur atë grua. Dhe kështu një ditë, ndërsa mbretëresha spartane po pushonte në brigjet e një lumi, u shfaq një mjellmë e bardhë e mrekullueshme. Pupla perfekte, elegante dhe luksoze, shpëndi kishte një aromë të ëmbël dhe dehëse, dhe Leda u godit nga kjo gjë. Zeusi ishte kthyer në atë mjellmë dhe kishte arritur të bënte mbretëreshën spartane të dashurohej me të. Të dy shtriheshin bashkë dhe mbreti i perëndive i profetizoi Ledës se do të lindte dy vezë. Nga njëra do të lindte Klitemnestra, gruaja e Agamemnonit dhe Elena (Helena e famshme e Trojës)
Çfarë do thotë ky tregim mitologjik.. Miti dëshiron të përfaqësojë emblemën e fuqisë seksuale, fuqinë e joshjes, tensionin aktual mes dashurisë dhe dhunës. Shndërrimi në mjellmë është mashtrimi me të cilin Zeusi arrin të marrë atë që do, joshjen e mbretëreshës Leda. Si për të thënë se qëllimi justifikon gjithmonë mjetet (edhe nëse ato janë iluzore). Mbreti i Olimpit ia ka dalë mbanë në qëllimin e tij të dhunshëm duke u maskuar në diçka të pastër, të sinqertë dhe të padyshimtë. Dhe gruaja ishte viktimë e një mizorie të fshehur, e fuqisë seksuale mashkullore të fshehur nga pafajësia e një mjellmë elegante të bardhë.
Ky mit ka frymëzuar artistët e tregimeve, të arrit dhe kulturës në të gjithë shekujt deri në sot..!
Në shqip By Lauri