Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) është autoriteti shtetëror i cili ka për detyrë që të emërojë, shkarkojë, transferojë gjyqtarët e shkallës së parë dhe të dytë në Republikën e Shqipërisë (neni 147 i Kushtetutës). Për rrjedhojë, çështje të cilat lidhen me organizimin dhe funksionimin aktual të KLDsë kanë rëndësi të madhe për mirëfunksionimin e pushtetit gjyqësor në përgjithësi.
KLD nuk varet nga ndonjë segment klasik i Qeverisë. Vetë Kushtetuta e shpreh shumë qartë këtë fakt duke i kushtuar një kapitull të veçantë jashtë pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe bile edhe gjyqësorit.
Tradicionalisht, roli i KLDsë është parë nga akademikët si i kufizuar në kompetenca disiplinore. Në fakt, kjo është vetëm njëra anë e vlerësimit. Në anën tjetër, KLD ushtron një pushtet pothuajse rregullator, i cili materializohet në drejtimet e mëposhtme:
Së pari, në përcaktimin e juridiksionit territorial të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe atyre të Apelit (ky është një vendim i Presidentit të Republikës). Presidenti vepron në bazë të propozimeve të Ministrit të Drejtësisë, i cili, nga ana e tij, është i detyruar të sqarojë paraprakisht këtë çështje me KLD (neni 11 i ligjit Nr. 8436, dt. 28.12.1998 "Mbi Organizmin e Sistemit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë");
Së dyti, në përcaktimin e numrit të gjyqtarëve të cilët do të shërbejnë në nivele të ndryshme të drejtësisë (edhe ky është një vendim i Presidentit). ثshtë e detyrueshme për Presidentin që ti marrë një mendim paraprak KLDsë (neni 11 i të njëjtit ligj);
Së treti, KLD është një aktor i rëndësishëm në fushën e trainimit pasi ai programon dhe organizon trainimin vazhdues për gjyqtarët, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës (neni 20 i të njëjtit ligj).
Duke pasur parasysh të gjithë këto elementë, është e qartë se KLD nuk është thjesht një departament i burimeve njerëzore për gjyqësorin.
Ligji i ri për KLD-në parashikon zgjerimin e kapacitetit rregullues të KLDsë duke iu shtuar kompetencave të sipërpërmendura edhe të tjera si e drejta e KLDsë për të dhënë mendime paraprake mbi të gjitha ato vendime të cilat ndikojnë në sitemin e drejtësisë etj. Me pak fjalë, një lloj aktivizimi i KLDsë pritet të jetë dobiprurës për interesat e gjyqësorit shqiptar.
Aktualisht, aktiviteti i KLDsë është i bazuar në disa nene të cilat gjenden në tekste të ndryshme si në Kushtetutë (neni 147), Ligji Nr. 8436, dt. 28.12.1998 "Mbi Organizimin e Sistemit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë" dhe ligji i miratuar së fundmi "Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë". Statuti i tij i brendshëm përcakton rregullat proçeduriale të funksionimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në këtë moment, është e rëndësishme që të fokusohemi në një përplasje që ekziston ndërmjet Kushtetutës dhe akteve ligjore të sipërpërmendura. Ligji "Mbi Organizimin e Sistemit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë" përcakton se gjyqtarët e Gjykatave të Shkallës së Parë dhe atyre të Apelit emërohen nga KLD (nenet 20 dhe 24 të këtij ligji). Kushtetuta e re, e cila u aprovua me 28 Nëntor 1998 (një rastësi simbolike me Ditën e Pavarësisë) ka dhënë një opsion paksa të ndryshëm, pasi specifikon që emërimet e gjyqtarëve bëhen nga Presidenti i Republikës me propozim të KLDsë (neni 136, paragrafi 4 i Kushtetutës).
Ndërkohë që çështja e hierarkisë së akteve ligjore është e qartë (Kushtetuta e shpreh shumë qartë se në rast përplasjeje midis saj dhe ligjit Kushtetuta do të prevalojë), situata komplikohet nga neni 178 i vetë Kushtetutes, i cili specifikon se ligjet apo aktet e tjera normative të cilat janë aprovuar para miratimit të Kushtetutës ekzistuese, do të zbatohen për sa kohë që ato nuk janë revokuar". Në mënyrë paradoksale, megjithëse Ligji nr. 8436, është miratuar nga Parlamenti pas Kushtetutës (mesa duket, specialistët që përgatitën draftin nuk morën parasysh ndryshimet e bëra në Kushtetutë), ai (ligji) vazhdon të shprehet se KLD bën emërimet dhe akoma vuan nga e njëjta simptomë e ligjeve të mëparshme të adaptuara para aprovimit të Kushtetutës. Në rastin më të keq KLD do të vazhdonte të bënte emërimet e gjyqtarëve edhe atëherë kur këto kundërshtohen nga Presidenti i Republikës. Një skenar i tillë do të sillte anomali dhe do të ishte në kundërshtim të plotë me aktet kushtetuese.
Në pamje të parë, e vetjma rrugë për të shmangur përplasje të tilla të normave ligjore do të ishte revokimi i Ligjit "Mbi Organizmin e Sistemit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë". Gjithsesi, një veprim kaq drastik do të ishte i tepërt. (ligji i përmendur është pothuajse i ri dhe i domosdoshëm për funksionimin normal të sistemit gjyqsor) në qoftë se çështjen do ta merrte në dorë Gjykata Kushtetuese. Në një nga vendimet e saj të fundit, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë një zgjidhje pragmatike kësaj çështjeje. Ajo që Gjykata Kushtetuese ka shprehur në një rast të ngjashëm mund të përmblidhej si më poshtë:
Në qoftë se antikushtetutshmëria e një ligji provohet para Gjykatës Kushtetuese, Gjykata do të mundohet të vlerësojë nëse ligji, në tërësinë e tij ose vetëm në disa nene të veçanta, nuk i përshtatet Kushtetutës. Në rastin e dytë (kur vetëm një ose disa nene janë të papërshtatshme me Kushtetutën), Gjykata Kushtetuese mund të revokojë vetëm nenet që vijnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe e lë në fuqi ligjin deri sa organizmat përgjegjëse të qeverisë të bëjnë ndryshimet përkatëse. Në terma më praktikë, nëse dikush paraqet një ankim para Gjykatës Kushtetuese për të vërtetuar kushtetutshmërinë e neneve 20 dhe 24 të ligjit nr. 8436, në këto raste, Gjykata Kushtetuese në të gjitha rastet e mundshme do të revokojë nenet e sipërpërmendura dhe do të lërë në fuqi ligjin nr. 8436 në tërësi.