Titulli: Kenget qe i kendohen femijeve ( Ninulle )
Kenget e djepit, ninullat ose nina-nanat shprehin dashurine dhe deshirat e prinderve per femijt e tyre. Ato ne pergjithesi jane kenge te shkurtera, me te cilat nena ve ne gjume femine. Keto kenge, me gjithe se i gjejme si varjante mjaft te perhapura, shpesh jane improvizime qe nena i ben aty per aty.
Zakonisht keto kenge fillojne me fjalet: “nani-nani djalin/vajzen” ose “nina-nana” Ne disa kenge djepi, sidomos ne ato te jugut, gjejme dhe fjale te pashpjegueshme ose emra njerezish te cilet dallohen per ndonje karakteristike te vecante per kete ose ate gje. Ninullat jane monologe intim poetik, ku prinderit shprehin deshirat e tyre per femijet qe jane te lidhura me urtesine, dashurine, trimerine, shendetin, jeten e gjate etj.
Mjetet artistike, figurat letrare qe perdoren zakonisht jane krahasimi dhe personifikimi. Ninullat jane teper lirike. Nena e krahason vajzen me gonxhen e trendafilit, me lulen e sheges, me mollen kurse djalin me pellumbin, yllin. Shume i bukur eshte personifikimi i gjumit te cilin nena e paraqet is pellumb qe vjen dhe e merr femijen ne krahet e tij.
Ninulle Kosovare
Nina ninë, nina nina!
E shkofsh jeten me shum t’mira
E dalsh n’bjeshka e n’rudina
E ninë ninë, ty t’pastë nana!
Nu’t'le nana pa tre mitana
T’i vnon nana dhent dhe dhite
Del rudinave pergjithdite
Tuj vikate dhe pushke tuj qite
Ninulle Tropojane
Nina nine, po t’perkunde nana
Nina nine, djepin me dushk
T’martofte nana me’ i qind krushq
Nina nine, djepin me sane
Ti u rritsh me babe e nane
Nina nine, djepin me ferra
Ti u rritsh me treqind shtjerra
Nina nine, nana ty
Ti u rritsh-o per Shqipni!