![f.0921161057704_m.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fhttp%3A%2F%2Fwww.telegrafi.com%2Ffo%2Fsport%2Ff.0921161057704_m.jpg&hash=a4215a110f60d32cdb3221c2a1869c43)
Dy ish-kampionët e botës në shah, legjendat Barku Kasparov dhe Anatoli Karpov, do të përballen sot në Valencia të Spanjës, 25 vjet pas përballjes epike që e zhvilluan për titullin e kampionit.
Ndeshja e parë e kampionit të botës Karpov dhe të riut Kasparov në vitin 1984 në Moskë zgjati pesë muaj dhe u mbyll pa fitues.
Në duelin e ri të dy gjigantëve të shahut, 58 vjeçarit Karpov dhe 46 vjeçarit Kasparov, do të ketë 12 loja gjatë 5 ditëve.
Meçi do të transmetohet drejtpërdrejt, ndërsa organizatorët presin që në internet ta ndjekin rreth 10 milionë njerëz./VOA/