Jetëgjatësia globale do të rritet me pothuajse pesë vjet deri në vitin…

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Jetëgjatësia globale do të rritet me pothuajse pesë vjet deri në vitin…​

Revista mjekësore thotë se deri në vitin 2050, jetëgjatësia për burrat do të rritet me 4.9 vjet në 76 vjet dhe për gratë me 4.3 vjet në 80.5 vjet
1716046263678.png

Jetëgjatësia globale do të rritet me pothuajse pesë vjet deri në vitin 2050, nga 73.6 vjet në 2022 në 78.2 vjet në 2050, sipas një studimi të botuar në revistën angleze Lancet. Revista mjekësore thotë se deri në vitin 2050, jetëgjatësia për burrat do të rritet me 4.9 vjet në 76 vjet dhe për gratë me 4.3 vjet në 80.5 vjet.

Studimi i Institutit për Shëndetin Publik, i cili merret me statistikat e shëndetit global dhe ndodhet në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, SHBA, thekson se jetëgjatësia do të rritet më shpejt në rajonet që aktualisht kanë jetëgjatësi relativisht të ulët.
Sipas hulumtimit, rritja e vazhdueshme e jetëgjatësisë është pasojë e masave të shëndetit publik që kanë çuar në trajtimin efektiv të sëmundjeve kardiovaskulare, koronës dhe një sërë sëmundjesh të tjera infektive. Në të njëjtën kohë, shkencëtarët theksojnë se sëmundjet jo-infektive do të pengojnë rritjen e jetëgjatësisë në të ardhmen më shumë se sëmundjet infektive, duke përmendur si shembuj sëmundjet kardiovaskulare, kancerin, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike dhe diabetin.

Ndërkaq, Eurostat, institucioni i statistikave të Bashkimit Europian, ka publikuar së fundmi të dhënat për jetëgjatësinë. Në Bashkimin Europian, mesatarja e jetëgjatësisë arriti në 80.6 vjet në 2022 me 0.5 vjet më shumë nga viti 2021. Gjatë dy dekadave, që nga viti 2002, vlera më e lartë u regjistrua në vitin 2019 kur jetëgjatësia në lindje arriti në 81.3 vjet. Në vitin 2022, jetëgjatësia në lindje në BE u rrit, por nuk arriti vlerën e vitit 2019.


Gratë jetojnë më gjatë se burrat, mosha mesatare e shqiptarëve arrin në 79.1 vite. Nëse i krahasojmë sipas shteteve më gjatë njerëzit jetojnë në Lihtenshtajn, pasuar më tej nga Zvicra dhe Spanja. Ndërsa nëse ndalemi sipas rajoneve, jetëgjatësinë më të lartë në lindje e regjistron rajoni spanjoll i Comunidad de Madrid (85.2 vjet), i ndjekur nga Provincia Autonoma di Trento në Itali (84.4 vjet), Ile de France në Francë (84.1 vjet), Stokholmi në Suedi ( 84.0 vjeç) dhe Comunidad Foral de Navarra në Spanjë (83.9 vjet).

g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top