Kresha
A pretty face can never trick me
Hiroshi Obayashi
Fragment i marrë nga artikulli i Hiroshi Obayash-it shfaqur në: "Encyclopedia of Religion, second edition, Thomosn Gale 2005
Të krishterët e hershëm, përfshi edhe autorët e librave të Dhjatës së Re, kanë qenë të zhytur në besimin lidhur me ardhjen e shpejtë të fundit të botës, e cila do të përputhej me ringjalljen prej të vdekurit dhe fillimin e një përjetësie të re. Për hebrenjtë të cilët vuanin nën sundimin romak, "ringjallja nga vdekja" u bë një simbol i fuqishëm, veçanërisht për ato të cilët ndiqnin mësimet e farisenjve. Ky besim i veçonte ata nga pjesa tjetër e shoqërisë hebraike të asaj kohe, veçanërisht nga Saducenjtë, por edhe nga xhentilët. Besimi në ringjalljen pas vdekjes ka luajtur një rol të rëndësishëm, gjithashtu, edhe për rrethin e të krishterëve të hershëm. Ndërsa për hebrenjtë besimi në ringjalljen nënkuptonte shpresën në ndodhjen e një ngjarjeje të shumëpritur, tek të krishterët ai nënkuptonte një bindje në lidhje me atë që kishte ngjarë në personin e Jezu Krishtit, e cila garantonte ringjalljen e ardhshme të të gjithë besimtarëve.
Vetë Jezusi rrallëherë ka trajtuar çështjen e ringjalljes dhe kur e ka bërë kjo ka ndodhur më shumë si një përgjigje ndaj sfidave të lëshuara nga ata të cilët e dëgjonin atë. Ai gjithmonë përgjigjej duke vënë theksin në nevojën për një konvertim të menjëhershëm drejt një jete të orientuar drejt Zotit dhe dashurisë për fqinjin. Ishte Pali ai i cili e bëri ringjalljen pikën kryesore të mesazhit të tij. Përmes takimit të tij me Jezusin e "ringjallur", Pali u bind se përmes ringjalljes, Jezu Krishti kishte mundur mëkatin dhe vdekjen për të gjithë njerëzimin. Pali e shihte vdekjen si diçka që shkonte kundër krijimit të Zotit, i cili kishte sjellë në ekzistencë jetën. Vdekja nuk mund të ishte pjesë e krijimit të Tij. Ajo duhej të kishte hyrë në botë si rrjedhojë e mëkatit.
Mëkati ishte shkaku i vërtetë i vdekjes; qeniet njerëzore të cilat mëkatuan në dhe me Adamin, njeriun e parë, ishin përgjegjëse për vdekshmërinë e tyre. Jezusi duke u ngritur nga vdekja kishte përmbushur fitoren ndaj mëkatit, çmimit të tij dhe vdekjes. Ringjallja e Jezusit, gjithsesi, nuk nënkuptonte një kthim në trupin e vjetër vdekatar (ringjallje), përkundrazi ai ishte një ringjallje drejt një trupi të ri "shpirtëror". Duke ardhur nga një mjedis hebraik, Pali e njihte domosdoshmërinë e trupit për ekzistencën njerëzore sepse ai e shihte atë si një pjesë përbërëse e krijimit të Zotit. Pali këmbëngulte në ringjalljen e Jezusit në një "trup" të ri për të fituar mbi vdekjen. Duke përdorur një metaforë shumë të njohur në rrethet fariseike nga të cilat ai vinte, Pali shpjegonte ringjalljen trupore me një farë gruri e cila vendosej në tokë dhe në pranverën tjetër ngrihej prej saj e lulëzuar (1 Cor. 15: 42–43). Dualizmi i Palit nuk ishte ndërmjet trupit dhe shpirtit, dy elementët përbërës të qenies njerëzore, por ndërmjet një forme jete të udhëhequr nga mishi dhe një tjetre të udhëhequr nga shpirti. Askush i cili jeton në të parën nuk mund të shpresoj shpëtimin dhe jetën e përjetshme. Ai duhet të rilindë, të rikrijohet në një qenie shpirtërore, i vdekur për veten e tij të vjetër dhe i ngritur në një vete të re. Pali ishte i bindur se kjo bëhej e mundur vetëm falë ringjalljes së Krishtit
Në Dhjatën e Re, Zbulesa e Gjonit është i vetmi libër që paraqet një panoramë të qartë të fundit të kohërave. Tek Zbulesa ardhja e dytë e Jezusit, e pritur plot zjarrmi nga të krishterët e hershëm, paraqitet si një sinjal për rendin mesianik njëmijë vjeçarë, gjatë të cilit të krishterët e martirizuar do të ringjallen të gjithë dhe Satanai do të lidhet. Pas njëmijë vjet paqeje dhe udhëheqjeje mesianike, Satanai do të lëshohet për tu mundur përfundimisht në një luftë finale me forcat hyjnore. Me Satanain e dërguar në dënimin e përhershëm një ringjallje e dytë do të ndodhe në mënyrë që i gjithë njerëzimi të qëndrojë para Gjyqit përfundimtarë. Nuk ka dyshime për rëndësinë që ka luajtur ky libër në jetën e kishës së hershme. Ai jo vetëm që ka përbërë të vetmin burim qetësie dhe inkurajimi për të gjithë ato që kishin humbur të dashurit e tyre, apo kishin vuajtur në vetë të parë nga ndonjë urdhër persekutimi të lëshuar nga autoritetet romake, por, gjithashtu ai ka përbërë një burim inspirimi për të krishterët gjatë historisë, duke i pajisur ato me imazhe lumturie për të drejtit dhe dënimi në zjarr për të padrejtit.
Nga këndvështrimi apokaliptik krishterimi ishte një lëvizje e cila paralajmëronte fundin e shpejtë të historisë dhe rrjedhimisht edhe fundin e tij. Kështu që, kur lëvizja e krishterë mbijetoi përtej shekullit të parë ajo u detyrua të rivlerësonte qëndrimin e saj. Ishte ungjilli i Gjonit ai i cili luajti rolin e urës përtej fazës apokaliptike fillestare drejt qëndrimit të krishterimit në shekullin e ardhshëm. Kur Gjyqi përfundimtarë filloi të shihej si një realitet i largët në kohë, të krishterët filluan të mendonin rreth përfitimit të shpëtimit në këtë jetë. Kjo jetë në vend të tjetrës u bë fokusi kryesor i ekzistencës njerëzore. Jezu Krishti si Logosi i universit trupëzonte botën, përfshi edhe jetën njerëzore. Kthimi nga mosbesimi në një jetë të rigjeneruar falë besimit në qëllimin hyjnorë të trupëzuar në Logosin, është mesazhi kryesor i ungjillit të Gjonit i cili është shkruar rreth fillimit të shekullit të parë. Jeta e përjetshme që është dhënë nga Zoti përmes Krishtit mund të fitohet kudo që jeta njerëzore kthehet drejt Zotit. Jeta e përjetshme në këtë kontekst nuk është fundi i jetës por përmbushja e saj siç e ka dëshiruar Zoti kur e krijoi atë. Jeta e jetuar me Zotin, në vetvete, mund të përbëjë shpëtimin pa qenë nevoja të presim Gjyqin e Fundit. Në të njëjtën mënyrë, jeta e jetuar pa Zotin përmban dënim pavarësisht nga dënimi në ferr.
"Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë". (Gjoni 3:18)
Ndonëse Pali u kacafyt me idenë e mundjes së vdekjes, të krishterët që nga fillimi e kanë pranuar vdekshmërinë e qenies njerëzore. Tani duhet luftuar vdekja shpirtërore sepse vdekja trupore është e pashmangshme. اdo përpjekje për ta parë qenien njerëzore si të pavdekshme është e refuzuar nga Zoti, i cili vetëm Ai është i përhershëm. Qeniet e krijuara nuk zotërojnë prej "vetvetiu" pavdekshmëri. Pavdekshmëria e natyrshme do të ishte një jetë e përhershme pa bekimin hyjnorë, siç shihet tek demonët të cilët nuk vdesin siç ndodh me njerëzit. Gjatë shekullit të dytë, Tatiani refuzoi qartazi konceptin e një pavdekshmërie të tillë, të cilën ai e shihte si një mallkim e asgjë më shumë. Të jetosh pafundësisht, në vetvete, nuk përbën asnjë kënaqësi; është jetesa në përputhje me dëshirën e Zotit që e bën jetën të dëshirueshme. Për këtë arsye sipas Jaroslav Pelikan’s interpretation, të krishterët preferojnë të përdorin shprehjen jetë e përjetshme në kuptimin e të qenurit të gjallë në Zotin, tani dhe kurdoherë (Pelikan, 1961, p. 23), për të shmangur në këtë mënyrë të kuptuarit e përjetësisë si një zgjatje e jetës pa Zotin. Kështu që besimi i krishterë nuk predikon shmangien e vdekjes, por pranimin e afrimit të vdekjes dhe vetë vdekjes siç u tregua nga Jezusi në kryq.
Një ndryshim në theksim, nga një e ardhme e largët eksatologjike në një jetë të tashme, është më e dallueshme në planin teologjik. Mbretëria e ardhshme e Zotit, siç tregohet në Dhjatën e Re, filloi gjithnjë e më shumë të nënkuptonte një sferë ndikimi që ekzistonte në të tashmen dhe përhapej gjithnjë e më shumë, një sferë që shfaqte vetveten në institucionin e dukshëm të kishës së hershme, ndonëse ai nuk ishte identike me të. Kjo ishte mënyra sipas së cilës Shën Agustini (354–430 e.r.s.) e konceptonte qytetin e tij të Zotit. Qyteti i Zotit ishte sfera e influencës ku dashuria e Zotit (amor dei) mbizotëronte, ndërsa qyteti tokësorë (civitas terrena) ishte vendi i vetdashurisë (amore sui). Perandoria romake ishte trupëzimi i kësaj të fundit, por natyrisht ajo nuk ishte identike me të. Agustini e shihte historinë e njerëzimit si një proces përmes të cilit një dramë ishte hapur në përpjekjen e këtyre dy forcave për të mundur përfundimisht njëra-tjetrën. Agustini e interpretoi mësimin e kishës së hershme sipas diktateve të situatave të ndryshueshme historike të cilave i kishte mbijetuar krishterimi. Ai kishte pak gjë për të thënë për "qiellin". Ishte Qyteti i Zotit, i cili e shfaqte veten në shpalosjen historike të fuqisë së Zotit, për të cilin Agustini shpenzoi tërë energjinë e tij teologjike, duke ja lënë ferrin dhe parajsën pothuajse krejtësisht imagjinatës popullore.