sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
E para sfilatë shqiptare kushtuar veshjeve intime. Dhe e para stiliste që guxon këtë quhet Mirela Cici. E bëri këtë gjatë ‘Albania Fashion ثeek 2011”, që u zhvillua nga 23-24 qershor në Tiranë. Duke i zhveshur vajzat shqiptare me finesë në hiret e tyre, sa të zbuluara krejtësisht, aq edhe të mbuluara në atë mënyrë që të ngacmohet fantazia sensuale përposhtë tantellave dhe pelerinave të lehta në material organce. “Vitin e kaluar provova me rrobat e banjës dhe nga kjo e mora shtysën për t’u hedhur këtë herë tek linzhëritë”, thotë Mirela Cici për ‘Shekullin” pas sfilatës.
Veshje edhe krejtësisht intime, edhe silueta që në pjesën e sipërme kishin xhaketa me spaleta të fryra e ngritura, mbuluese deri në grykë, ndërsa poshtë vetëm geta rrjetë dhe mbathje tantellë. Në ngjyra të forta dhe të njëtrajtshme nga koka te këmbët, si krejtësisht e kuqe, blu, portokalli, por edhe kombinime: kafe me rozë, portokalli me blu, portokalli me të zezë, portokalli me rozë, të verdhë me të zezë, të zezë me rozë.
Mirela njihet për kombinimin e materialeve, që në pamje të parë duken sikur nuk mund të rrinë pranë njëri-tjetrit. Në dy sfilatat e mëparshme që ajo ka pasur në të njëjtin aktivitet, ka përdorur lëkurë me lesh, stof me lëkurë, stof me tyl dhe mëndafsh etj. Edhe këtë herë sërish kombinime materialesh dhe formash që përforcojnë stilin e saj avanguard. Dhe sjell imitacione lëkure përzier me tantellë, organcë, getat rrjetë mbi gju dhe zinxhirët si aksesorë. “Një pranëvënie e tillë krijon imazhin e një femre sa sensuale prej tantellës, aq edhe pak agresive dhe provokuese e seksi prej lëkurës, e të dyja bashkë nuk bëjnë të humbasë feminiliteti, përkundrazi”. Dhe me modelet nuk ka pasur asnjë ngërç moskuptimi, ‘turpe’ për t’u veshur dhe dalë sy të gjithëve me veshje të brendshme.
Në veshjet e tjera të koleksionit vjeshtë-dimër, prerjet e Mirela Cicit bien në sy për format gjeometrike të copëzuara, të rregullta simetrike, por edhe të çrregullta e thyera në një fantazi të lirë. “E shoh veten të profilizuar te stili avanguard, pikërisht sepse më jep hapësirë, liri për të kapërcyer kufijtë që mund të vënë stile të tjerë.
Duke qenë edhe modeliste, e perceptoj më mirë idenë se sa e realizueshme është një fantazi e caktuar me metodat dhe mënyrat e prerjes.”. Dhe një nga pjesët e vështira ishte edhe realizimi i mëngës avant guard. Me shumë forma gjeometrike brenda saj, të hapura dhe fryra. “Tendencë e sotme e veshjeve janë mëngët. ثshtë një nga detajet kryesore me të cilin duhet të merresh dhe realizimi i tyre ishte aq sa i bukur, aq edhe i vështirë, por edhe këtu më ndihmoi përvoja e gjatë si modeliste”. Një tjetër gjetje që Mirela Cici përdori për herë të parë në një sfilatë shqiptare ishte vendosja e DJ në krah të majtë të ekranit dhe përfshirja e tij në një lojë të këndshme me vajzat modeliste kur ato ktheheshin nga parakalimi./Shekulli