xhebrail1
INTERIST
Minoriteti grek pritet të përfaqësohet në parlamentin e ri të Shqipërisë nga kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i zgjedhur në qarkun e Vlorës. Por mediet greke raportojnë se, në Kuvendin e ri do të jenë gjashtë parlamentarë me prejardhje greke.
Përveç kreut të PBDNJ-së në listën e deputetëve me prejardhje greke përfshihen dhe deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, ish-zv.kryetar i Kuvendit dhe ish-ministër i Shëndetësisë, i cili u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastrës.
Në këtë “listë” përfshihet dhe Andrea Marto, President i OMONIA-s, i cili u zgjodh deputet në Vlorë për Partinë Socialiste, që siç raporton “Greek Reporter” e ka lënë të hapur mundësinë për t’u bërë pjesë e PBDNJ-së.
Po ashtu po sipas të njëjtit burim, deputetët e tjerë me prejardhje greke janë Anastas Angjeli, ish-ministër i Financave në qeverinë e Fatos Nanos i zgjedhur në Korçë, Vasilika Hysi e zgjedhur në Tiranë dhe Luiza Xhuvani e zgjedhur në Vlorë.
Greek Reporter