Arfenilla
Themelues i Forumit
Lansimi i iPhone-it të ardhshëm po bëhet gjithmonë e më real. Wall Street Journal ka raportuar se Apple do të fillojë me shpërndarjen e një iPhone-i me çmim të ulët dhe një tjetri me cilësinë e zakonshme të smartfonëve të kompanisë në fillim të shtatorit.
Duke cituar burime të afërta me kompaninë, faqja shkruan se ofruesit të Apple-it, Hon Hair Precision, i është kërkuar të bëjë gati shpërndarjen e iPhone-ëve në gjysmën e parë të muajit tjetër.
Të gjitha këto raportime shoqërojnë të përfolurin iPhone-in e radhës (i njohur me emrin iPhone 5S) – si dhe një version më të lirë në aspektin e çmimit. Ato mund të lansohen më 10 shtator. Nëse prezantohen të dyja në të njëjtën ditë, kjo do të ishte hera e parë që Apple zbulon dy iPhone-ë të veçantë në një ditë.
Fjalë të tjera që qarkullojnë në internet sugjerojnë se iPhone-i i radhës do të ofrohet me ngjyrë floriri si dhe do të ketë madje edhe një skanues të shenjave të gishtave.
/PCWorld Albanian/