redi-
Anëtar i Respektuar
Sulmuesi suedez në radhët e Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviq, mbrëmë ka luajtur ndeshjen e parë kundër ish-skuadrës së tij, Inter, në të cilën kaloi tre vite tejet të suksesshme. Ndonëse spekulohej se tifozët e Interit do ta presin Ibrën si një ‘armik’, në fund kjo nuk ndodhi, edhe pse në disa raste ndaj tij u dëgjuan disa fishkëllima.
“Kam lexuar në gazeta për ato spekulime dhe në stadium kam dëgjuar disa fyerje, por nuk kishte asgjë serioze. Isha shumë i përqendruar në ndeshje dhe jam i kënaqur se si shkojë ecuria e saj”, ka pohuar Ibrahimoviq, duke shtuar: “Për mendimin tim Barcelona luajti më mirë se Interi, por edhe një pikë e fituar është e mirë. Te Interi kanë ardhur disa futbollistë të ri dhe tashmë kjo skuadër shfaqet më kompakte se sa në edicionin e kaluar”.
B:BBC