sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
E majta nuk duhet ta linte veten deri në kutinë e fundit. Nëse do kishte menaxhuar më mirë sistemin e ri elektoral, do kishte marrë më shumë mandate dhe nuk do duhej të vuante në fund nga hiletë e zakonshme të Saliut.
Le të flasim me mendje e jo me zemër. Doktori mjafton të fitojë, pa për koston nuk do të dijë ai. Por, gjithsesi, dardha e ka bishtin prapa themi ne. Edhe nëse arrin të bëjë qeveri me deputetët e blerë nga krahu tjetër, le të shohim si do menaxhojë krizën. Ai nuk ka vetëm krizën që ka gjithë bota sot, por ka edhe një krizë të shkaktuar nga borxhet e shumta që ka marrë në emër të shqiptarëve. Borxhi është skllavëri dhe paguhet rëndë.
Edhe diçka për Dritanin e LSI-së, që ia dëgjova atë deklaratën mbrëmë në TV. Ti Dritan mund t'ia japësh votën Berishës, por duke parë atë gjasmë zemërimin tënd me PS-në, desha ta pyes.
Ajo që ti mendon se është bërë padrejtësi ndaj LSI-së, ka dy autorë: pra Ramën dhe Berishën. D.m.th., ato deformime të kodit që ia paska ngritur nervat Dritanit, janë bërë nga të dy këta. Edhe ti vetë na ke thënë para ca kohësh se si po bashkëpunon Rama me Berishën për sistemin e ri elektoral.
Atëherë ç'kuptim ka more Dritan që ia hiqke votën njërit autor të këtij zullumi elektoral, që të paska inatosur dhe ia jepke tjetrit?! Shpresoj që të dyja palët e majta të jenë më të kthjellëta nesër, sepse nëse kërkojnë fajtorë për situatën që kanë sot, fajtorë janë të dy.
Shekulli