GOSTIVAR-Një pjesëtar policie ka vrarë sot dy të rinj shqiptarë sot ne mesdite në Gostivar, pas një grindjeje për parkimin e makinës.
Vrasjet kane ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën "Kej Vardari" në afërsi të sallonit të mobiljeve "Montenegro".
Sipas MPB-së, vrasësi quhet Jaqim Trifunovski, 39 vjeç, punonjës i policisë në stacionin policor për sigurimin e kufirit shtetëror Mazraça.
Dyshohet se polici ka vrarë dy të rinjte pas një konflikti për parkimin e makinave. Polici ka shtënë në drejtim të të rinjve me pistoletën e tij zyrtare, edhe pse në atë orar nuk ka qenë në detyrë.
Siç mëson agjencia e lajmeve INA, viktimat janë janë Imran Mehmeti 29 vjeç dhe Besnik Shehapi 26 vjeç
Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka folur lidhur me incidentin duke dhënë versionin e MPB-së lidhur me vrasjen.
"Punonjësi i policisë fillimisht ka shtënë me dy plumba në ajër në shenjë paralajmërimi. Por, më pas ka shtënë në drejtim të personave nga të cilët është sulmuar duke i plagosur të dy", ka thënë Kotevski, duke dhënë versionin e tij.
MPB ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë, ndërsa pritet dhe ngritja e kallëzimit penal kundër punonjësit të policisë.
(d.b/BalkanWeb)