sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Rreth 201 rrënjë bimë të dyshuara si kanabis sativa janë asgjësuar sot në fshatin Gjatë të Komunës Lunxhëri të rrethit Gjirokastër. Seksioni i Luftës Kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative kanë bërë një kontroll në këtë fshat dhe është bërë e mundur që të evidentoheshin dy parcela të mbjella me bimë narkotike, disa metra poshtë varrezave të këtij fshati. Parcelat ishin hapur rishtas për kultivimin e bimëve narkotike.
Në parcelën e parë janë evidentuar 94 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa , ndërsa në parcelën e dytë janë evidentuar 107 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa.
Gjithësej janë evidentuar 201 rrënjë bimë të dyshuara si Kanabis Sativa.
Bimët varionin nga 160 centimetra deri në 270 centimetra të larta, të cilat janë asgjesuar në vend me anë të djegies , ku disa bimë janë marrë në cilësinë e provës materiale.
Në parcelë është gjetur një tub llastiku rreth 70 metra i gjatë, i cili shërbente për të vaditur këto bimë dhe tubi dilte nga një shtëpi pjesërisht e rrënuar , ku nuk banonte njeri.
Policia po punon për të identifikuar dhe kapur autorët që kanë kultivuar këto bimë, duke bashkëpunuar dhe me pushtetin lokal të komunës Lunxhëri. Shekulli

Last edited by a moderator: