▌VNSHD▐
BSNT
Eshtrat e Isa Boletinit do të varrosen në Vlorë më 10 qershor.
Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Rama gjatë një konference për shtyp, në të cilën kanë qenë të pranishëm familjarë të veprimtarit të shquar dhe zv.kryeministri Hashim Thaçi.
Trupi i tij do vendoset në një mjet dhe do udhëtojë nëpër trojet shqiptare.
“Ceremonia do të përmbyllet në Sheshin e Pavarësisë dhe Isa Boletini do të prehet pranë Ismail Qemalit,” tha Rama, duke premtuar se pranë tyre do jenë të tjerë luftëtarë për Pavarësinë e Shqipërisë.
Boletini në fakt pritej që të rivarrosej në Kosovë, në fshatin Boletin në Veri të Mitrovicës.
Koha Ditore shkruan se qeveria kosovare ka pasur frikën e shkaktimit të trazirave dhe për këtë arsye, ka rënë dakord që eshtrat e Isa Boletinit të rivarosen në Vlorë.
dita