Arfenilla
Themelues i Forumit
Nuk mbarojnë skandalet në Maqedoni. Më i fundit vjen nga deputeti maqedonas, Filip Peterovski, i cili shkruan se, Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk është shqiptar, por është maqedonas.
Sipas Peterovskit, Gjergj Kastrioti është Aleksandri i dytë maqedonas i lindur më 6 maj të vitit 1405, ndërsa ka ndërruar jetë më 17 janar të vitit 1468 dhe është i varrosur në Krujë.
Sipas tij, ai ka qenë sundues i Maqedonisë dhe i Epirit me seli në Krujë, që nënkupton Shqipërinë e sotme, gjegjësisht Maqedoninë perendimore ose Maqedoninë malore. Ai ka qenë birë i Ivanit dhe Voisllavës.
"Voisllava ka qenë motra e Kralit Marko, e bija e sunduesit nga Prilepi, VOLLKASHIN i cili ka qenë vëlla i UGLESHثS. Gjergj Kastrioti në moshën e re është dërguar nga babai i tij Ivan që të ndjek shkollimin në Venedikt të Italisë, ku ka mbaruar shkollën ushtarake. Ish deputeti maqedonas mes tjerash shkruan se “mirditët gego-arnaut” që nënkupton shqiptarët, për heroin e tyre nuk i kanë kushtuar asnjë këngë. اfar paradoksi!? Për këtë nuk nevoitet ndonjë koment", shkruan mes të tjerash Petrovski.
Ai në shkrimin e tij të fundit në gjuhën maqedonase, shkruan se Skendërbeu e ka emrin "Gjorgji Kastriot". /albeu