Nuk bëhet fjalë për një “Romancë të keqe”. Pas katër vitesh së bashku, Lady Gaga dhe aktori Taylor Kinney janë fejuar.
Vetë ylli i popit e dha lajmin e fejesës së tyre dhe tregoi unazën në formë zemre në Instagram. “Ai më dha këtë zemër në Ditën e Shën Valentinit dhe unë pranova”, shkroi këngëtarja.
Pavarësisht stilit të Lady Gaga-s, ajo dhe Kinney e kanë mbajtur private lidhjen e tyre.
/Shekulli