"STANDARTET" DHE MAJMUNI
Vrapon kërmilli nëpër pyll dhe takon dhelprën. E pyet dhelpra;
- Përse nxiton kaq shumë, per ku je nisur?
- Po më ndjek policia financiare - i thotë kërmilli.
- Edhe, ç'punë ka policia financiare me ty? - sërish dhelpra.
- Unë kam shtepi, gruaja ime ka shtepi, fëmijët e mi kanë shtepi...
Kur dëgjoi dhelpra se për çfarë bëhet fjalë, filloi të vraponte edhe ajo. Në nxitim e sipër, takon lejlekun i cili e pyet.
- O dhelpër, përse me kaq nxitim?
- Po më ndjek policia financiare - i thotë dhelpra.
- E përse po të ndjek? - pyet lejleku.
- Unë jam e veshur e tëra me gëzof, burri me gëzof, të gjithë fëmijët me gëzof...
Akoma pa mbaruar dhelpra fjalen lejleku ia dha fluturimit të shpejtë. Në nxitim e sipër i del përpara majmuni, e natyrisht edhe ai nis të pyesë;
- O lejlek, prej kujt po nxiton të fshihesh?
- Nami, majmun, nami, policia finaciare po më ndjek.
- Pse nami dhe pse po të ndjek? - pyet sërish majmuni.
- Nami për shkak se këmbët e gjata na i llogarisin si standard. Pra, unë siç e sheh jam në standarte të larta, gruaja në standarte të larta dhe fëmijet po ashtu në standarte të larta.
Me të dëgjuar se cila ishte arsyeja e vrapit të kafshëve, fillon edhe majmuni të vrapojë me sa mundej. Kur e shikojnë kafshët e tjera, çuditen dhe e pyesin;
- Po ti pse po vrapon, kush po të ndjek?
- Në kësi situatash, neve bythzbuluarve, neve pabreksave, na godasin të parët...- tha majmuni duke shtuar vrapin.
https://www.facebook.com/ediramaal?...ws9Ho7id3b6jne_lnvkN9u1jx-UhEJo&__tn__=<<,P-R