TURQI- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka refuzuar që të përputhë ligjin anti-terror të Turqisë me standardet evropiane, duke u shprehur se udhëzimet e Evropës në Ankara janë si një ‘komedi e zezë’ pasi vendet evropiane ofrojnë parajsa të sigurta për lidhjet politike të grupeve terroriste dhe refuzojnë të rregullojë ligjet e veta, të cilat kanë probleme.
“ثshtë një komedi e zezë fakti që Bashkimi Evropian kritikon vendin tonë për përkufizimin e terrorizmit”, ka shtuar më tej Erdogan.
Turqia vazhdon ta mbajë peng Bashkimin Evropian sa i përket krizës së emigrantëve, teksa ka qëllim të bëhet pjesë e BE-së. Ndërkohë po negocion të siguruar edhe liberalizimin e vizave për shtetasit turq.
(el.sp/BalkanWeb)