Arfenilla
Themelues i Forumit
Jo vetëm Kosova, shteti më i ri në Evropë, po kalon nëpër trazira politike. Ekziston edhe një Kosovë tjetër, e cila ndodhet në kontinentin afrikan, që nuk gjen qetësinë.
Mediat në gjuhën angleze të këtij vendi raportojnë se si rezultat i situatës së paqëndrueshme në Kosovën e cila ndodhet në Kenia, dje një person u vra dhe disa shtëpi u dogjën pasi dy komunitete u përleshën shkaku i konfliktit për pronën, transmeton lajmi.net.
Raportohet se frika dhe ankthi ka kapluar popullsinë në Eburru dhe Naivasha, pas përplasjes që përfshin pjesëtarët e komunitetit Kalenjin dhe Maasai.
Kjo zonë raportohet se javën e kaluar ka përjetuar përleshje të përgjakshme që lanë dhjetra shtëpi të djegura dhe ferma të shkatërruara.
Në incidentin e Kosovës, të dy komunitetet pretendojnë të drejtën mbi kontrollin e fermës së madhe ADC, e cila prej vites vazhdon të jetë një burim i konfliktit.B reporteri..