xhebrail1
INTERIST
GENTIAN HOXHA
Edi Rama po kryen tri ve pra penale brenda javës së parë të qeverisjes së tij. Po dhunon haptas ligjin e prokurimeve publike, po injoron ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit dhe po dhunon ligjin e planifikimit të territorit dhe aktet nënligjore lidhur me punimet ndërtimore në Kryeministri. Edi Rama, në vend që të fillonte me investime në shkolla apo spitale, vendosi të shtojë luksin e zyrave të veta. Po zëvendëson rrethime dhe po kryen rikonstruksione të brendshme, por deri tani ka mbetur si memec dhe nuk di t’u japë përgjigje shumë pyetjeve lidhur me shkeljen e ligjit të prokurimeve publike, si: 1) Ku është projekti mbi të cilin po punohet dhe si u shpall projekti fitues? 2) Sa dhe ku është buxheti i projektit fitues? 3) Kush e bëri projektin dhe me çfarë parash? 4) Kur dhe ku u shpall tenderi për projektin se duhet të shpallet të paktën një muaj përpara? 5) Ku u morën lekët për punimet civile? 6) Kur dhe ku u shpall tenderi për punimet civile, se duhet të shpallet të paktën një muaj përpara? 7) Kush e fitoi tenderin për punimet dhe me sa lekë? Ngaqë u kap pa përgatitur për dhunimin e ligjit për prokurimet publike, Edi Rama u përpoq të shpëtojë duke i quajtur punimet fillimisht “punë vullnetare me aksion të përqendruar” dhe më pas dhurata që nuk prekin fonde publike. Prapë këtu mbeti si memec dhe nuk na jep dot asnjë përgjigje në pyetjet e tjera: 8) Nëse po punohet pa lekë, duhet thënë se kush po e financon? 9) Sa po paguan mirëbërësi i Ramës? 10) اfarë interesash ka me Edi Ramën? 11) Sa tenderë ka fituar nga Edi Rama dhe sa do fitojë tani? 12) Cili është ky mirëbërës që po i dhuron 700 000 euro punime civile dhe 500 000 euro mobilie Kryeministrit të Shqipërisë? Cili Kryeministër në botë do pranonte 1,2 milionë euro dhuratë? Janë burime të dyshimta dhe Edi Rama po hesht. Nuk po tregon as burimin, as interesat e mirëbërësve. Sipas ligjit të parandalimit të konfliktit të interesit, edhe për dhuratat prej 1000 eurosh duhet bërë publike origjina e tyre, jo me një dhuratë sa 1200-fishi i tyre!!! Kjo është një vepër penale tjetër. Dhe pyetja e fundit: A ka marrë leje ndërtimi, apo po dhunon ligjin e planifikimit të territorit dhe akteve nënligjore të tij? Edi Rama po bën punime civile pa projekt, pa buxhet, pa tender, pa shpallur fitues dhe pa leje zhvillimore. Punimet ndërtimore pa leje zhvillimi sipas ligjit në fuqi konsiderohen vepra penale. Tek e fundit, ****erët e Edi Ramës kanë shkuar të vendosin gjoba apo të konfiskojnë deri edhe objekte të legalizuara nëpër fshatra dhe periferi të qyteteve, ndërsa këtu punohet për rikonstruksione në mes të Tiranës, në dhunim të hapur të ligjit. Tri vepra penale të kryera brenda javës. Edhe sa vepra penale duhet të kryejë derisa të kujtohet ndokush në prokurori për të hapur çështje penale? Tek e fundit, nuk pritet që ndokush nga dhjetëra lepujt me të cilët ka mbushur Parlamentin të reagojë dhe t’i kërkojë kryetarit të zbatojë ligjin. Prej tyre nuk pritet asgjë, veç të rrinë si kukulla, pasi fatkeqësisht nuk e kuptojnë dot çfarë do të thotë shtet ligjor.
Gazeta Panorama