![574a5eb164c8ae4754ee85e60ecb65b2o2-1100x620.jpg 574a5eb164c8ae4754ee85e60ecb65b2o2-1100x620.jpg](https://fv.al/data/attachments/115/115551-a18955ebe7b9b37cf539776a1cdacc2b.jpg)
Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja derbi mes Torinos dhe Juventusit.
Një pikë e ndarë në mes dy ekipeve të një qyteti që më shumë vlen për Torinon, në luftën e saj për të mbijetuar në Seria A.
Juventusi kaloi i pari në avantazh me anë të Chiesa-s, por “Demat” nuk ranë dakord me rezultatin edhe pse po kalojnë një formë jo të mirë.
Një dygolësh i Sanabrias bëri që Torino të ëndërronte një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për t’u larguar nga fundi i tabelës, por një gol i Ronaldos vuri ndeshjen në barazpeshë në 2-2.
Me këtë barazim Juventus zbret në vendin e katërt në renditje që e çon në Champions League vitin e ardhshëm.
A2news.com