Lauri
Anunnak
Shqiptarët jane dalluar ne shekuj per nje toleranca unike ndërfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit administrativisht në dy pjesë, në ritualin roman (perëndimor) dhe atë bizantin (lindor) me ane te vijes se Teodosit” qe kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit kryesiht per tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX.Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak per ceshtje fetareMark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se sa here qe ne perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji per ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore
Prej fundit të mesjetës e këndej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri ndërmjet dy perandorive më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Austro-hungareze. Midis këtyre dy perandorive janë nënshkruar disa marrëveshje, të quajtura “kapitulacione”, të cilat rregullonin barazinë e ndikimeve, duke i njohur Perëndimit të drejtën e kujdesit për faltoret e të krishterëve, përmes doktrinës “cultus protectorati” – mbrojtja e klerit.
Në Shqipëri mund te gjesh shpesh dy fe (krishtërim e muslimanizëm) në një familje ose në një fis (Lurë, veri), ose dy fe në të njëjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterë e si musliman, dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u be musliman në oborrin e sulltanit, u bë bektashi (ky ishte kusht për t’u bërë jeniçer), u kthye në Shqipëri dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet që të varrosej në një katedrale të të krishterëve katolikë (Lezhë).
Njëri nga vëllezërit e Gjergj Kastriotit, përkundrazi, kërkoi të varrosej në manastiret e Athosit, një prej vendeve të shenjta të ortodoksisë. Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Eshtë krejt normale që një shqiptar, nëse nuk i pëlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, të braktisë kishën dhe ta kërkojë lidhjen me zotin në xhami. Një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë klasike shqiptare, Pjetër Bogdani, në veprën e tij “اeta e profetëve”, citon krahas njëri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenën.
Përkthyesi i parë i librit të shenjtë të muslimanëve Kur’an ishte i krishterë (Ilo Mitkë Qafëzezi). Muslimanët shqiptarë festojnë shën Gjergjin e shën Mërinë, një pjesë tjetër shën Nikollën e Krishtlindjet, kurse të krishterët u bëjnë vizita miqësore muslimanëve për festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).
Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I eshte dashur te kendoje syret e Kuranit per te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq. Në një qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane është e përzier me të krishterë katolikë dhe ortodoksë, në ditët e ramazanit edhe tregtarët jo-islamikë ndalonin shitjen e mishit të derrit në dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve naten.
Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene mos I preki njeri se keto jane themelet tona. Festat fetare në Shqipëri, qofshin ato të bashkësisë së krishterë, qofshin të bashkësisë muslimane, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kane pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Mëria e muslimanëve përkon me ditën e zanës – Dianës tek latinët – më 23 gusht. Bektashinjtë kanë kultin e Baba Tomorrit, që ngjason me kultin mitologjik të Olimpit grek. Një poet i krishterë i vuri për titull librit të vet emrin Baba Tomorrit Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarpërin dhe dhinë si totem (hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin dhe bukën, për udhën dhe mysafirin, për tokën dhe qiellin.
Literatura
De la Rocca Religion and Nation in Albania 1989 Rome
Dh .Qiriazi Kristianity in Albania 2000
Mark Milan Albanian life and Customs Kurti, Sirdani,
On the contribution of the catholics in Albania 2000