Bujqesori, 1500 kuota per studente
Rektori i Universitetit Bujqesor te Tiranes, Fatos Harizaj rrefen propozimet per vitin e ri akademik
Luljeta Ndoka
Universiteti Bujqesor i Tiranes do te mireprese ne auditoret e tij rreth 1500 studente. Lajmin e ben te ditur rektori i ketij institucioni te arsimit te larte publik, Fatos Harizaj. Ai tregon madje, edhe propozimet sipas degeve sa u perket kuotave. Pak a shume, ato jane ne nivelin e nje viti me pare, bazuar keshtu edhe ne kapacitetet me mjedise dhe staf pedagogjik.
Kuotat
Universiteti Bujqesor eshte njeri prej universiteteve me te kerkuar dhe njekohesisht me diploma me te integruara ne tregon global te punes. Per kete, edhe fluksi i kerkesave eshte mjaft i madh. Por, autoritetet drejtuese te tij nuk mund te pranojne pafundesisht studente, sepse nje gje e tille do te ndikonte ne uljen e nivelit te mesimdhenies dhe si pasoje edhe te mesimnxenies. Keshtu, rektori i Universitetit Bujqesor te Tiranes, Fatos Harizaj, e ka pare te arsyeshme te kerkoje me pak se 1500 kuota per te gjitha deget e universitetit ne fjale. Ne keto kuota perfshihet edhe numri i studenteve qe do te pranohen nga trojet shqipfolese jashte kufijve te Shqiperise. Perkatesisht, Universiteti Bujqesor i Tiranes parashikohet qe te ofroje 150 kuota per degen Menaxhim Agrobiznesi, 150 per Ekonomi dhe Pune Agrare dhe po aq per Finance-Kontabilitet. Per deget Mbrojtje Bimesh, Hortikulture, Prodhim Bimor, Zooteknike dhe Biznes, Akuakulture dhe Menaxhim Peshkimi, Agromjedis dhe Ekologji, Teknologji Agroushqimore, Vreshtari-Enologji dhe Mjekesi Veterinare, numri i pranimeve eshte 100 studente per secilen dege. Ndersa per deget Inxhinieri Perpunim Druri dhe Inxhinieri Pyjesh, do te pranohen nga 60 kuota secila.
Tarifat
Sa u perket tarifave te shkollimit, ato nuk pritet qe te kene ndonje rritje, duke mbetur ne nivele mjaft te pranueshme. Sikurse mesohet nga Universiteti Bujqesor i Tiranes, tarifat vjetore te shkollimit variojne nga 15 mije deri ne 20 mije leke. Me konkretisht, ne deget e fakultetit Menaxhim Agrobiznesi tarifa vjetore eshte 20 mije leke. Gjithashtu, nje vit studime ne degen Ekonomi dhe Pune Agrare do te kushtoje po 20 mije leke. Sipas burimeve nga Universiteti Bujqesor, edhe ne deget e fakultetit Inxhinieri Pyjesh dhe Mjekesi Veterinare, nje vit studimi do te kushtoje 20 mije leke. Nga ana tjeter, te gjitha programet e tjera te studimit do te kushtojne jo me shume se 15 mije leke.
Propozimi, 25 kuota per studentet e trojeve
Numri i kuotave te Universitetit Bujqesor te Tiranes per trojet shqipfolese
Pranimet qe ka rezervuar UBT-ja per studentet e Kosoves jane 25, te cilat do te ndahen nga dy studente per secilen nga keto dege: Menaxhim Agrobiznes, Ekonomi dhe Pune Agrare, Finance-Kontabilitet, Mbrojtje Bimesh, Hortikulture, Prodhim Bimore, Agromjedis dhe Ekologji, Teknologji Agroushqimore, Inxhinieri Pyjesh dhe Inxhinieri Perpunim Druri. Ndersa ne degen e Veterinarise do te pranohen pese studente. Per studentet e Maqedonise UBT-ja ka rezervuar 11 kuota. Pranimet ne degen e Veterinarise do te jene tre studente, ndersa ne deget Menaxhim Agrobiznes, Ekonomi dhe Pune Agrare, Finance-Kontabilitet, Mbrojtje Bimesh, Hortikulture, Prodhim Bimore, Agromjedis dhe Ekologji dhe Teknologji Agroushqimore, pranimet do te jene nga nje student per secilen dege.
Kuotat e propozuara
Menaxhim Agrobiznesi 150
Ekonomi dhe P. Agrare 150
Finance-Kontabilitet 150
Mbrojtje bimesh 100
Hortikulture 100
Prodhim bimor 100
Zootekni dhe Biznes Blegtoral 100
Akuakulture dhe Menaxh.Peshkimi 100
Agromjedis dhe Ekologji 100
Tek. Agroushqimore 100
Vreshtari-Enologji 100
Inxhinier Pyjesh 60
Inxhinier Perpunim Druri 60
Mjekesi Veterinare 100
Tarifat e shkollimit:
Menaxhim Agrobiznesi 20 mije leke
Ekonomi dhe Pune Agrare 20 mije leke
Inxhinieri Pyjesh 20 mije leke
Mjekesi Veterinare 20 mije leke
Kohajone